Lidhu me ne

Kryesore

Do të vija duart në kokë, do të shkulja flokët, po të mos kishte ndikim. Do të ishim i pari vend që s’kemi respekt për veten.

A do ta dëmtojë Ramën, humbja e gjyqit me Becchettin në zgjedhje? Ç’mendojnë analistët dhe politikanët në “Të Paekspozuarit”


A do ta dëmtojë Ramën, humbja e gjyqit me Becchettin në zgjedhjet që do të mbahen pas 20 ditësh? Kjo është pyetja që Ylli Rakipi, i’u drejtoi të ftuarve në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Ja përgjigjet e tyre:

Pano Soko: Do të vija duart në kokë, do të shkulja flokët, po të mos kishte ndikim. Do të ishim i pari vend që s’kemi respekt për veten.

Arjan Çani: Unë nga natyra nuk jam optimist. Më pëlqen të jem fatalist. Them se Rama bën mirë që i bën këto. Pak po bën. Nuk dua të jem cinik. Kur shoh këto që ai bën them me vete, përse jo? Ai ka kuptuar që në këtë vend mund të bësh cfarë të duash dhe nuk reagon njeri. Shumica janë ca kokë-tulër, njerëz kokë, dhe ai i shkel me këmbë. Një popull që nuk ngrihet, me sa duket i ka punët mirë, drogë, informalitet… Ku jemi ne në Suedi, Norvegji. Ne jemi një vend, që deri para pak vitësh kemi qenë barinj dhe analfabetë. Ai pak po bën, unë do të kisha bërë më shumë.

Artur Zheji: Mendoj se ndikon. Shumë habere jo të mira po vijnë në pak ditë, janë grumbulluar shumë zogj ogurzinj në ditët e kësaj fushate. Që në antikitet, kur fati vendos një betejë, lëshon shenjat e para. Unë i besoj këtyre. Njeriu që është kapur pas pushtetit në mënyrë absurde dhe patologjikisht, këto janë shenjat. Nuk vjen kotë gjoba nga Washingtoni, nuk vjen kot. Frymë mosbesuese dhe denoncuese për këtë qeveri.

Klodian Tomorri: E dimë nga sondazhet, që këto janë zgjedhje që do jenë me rezultat aty aty. Nuk themi dot me siguri kush fiton. Kjo ngjarje, kjo bombë, ka potencialin të kthehet në çështjen që do të përcaktojë zgjedhjet. Por, e shoh shumë të butë opozitën në raport me këtë ngjarje. Besoj se kjo duhet të ishte kryefjala. Opozita nuk i ka kushtuar vëmendjen që meriton. Ky duhet të ishte diskursi politik deri në zgjedhje. Më duket sikur opozita ka më shumë qejf ta lënë këtë cështje, të merret me integrimin dhe ka vënë si temë kryesore integrimin, por nuk besoj se mund të sjellë vota kjo gjë.

Dash Shehi: Ne do ta amplifikojmë këtë, sigurisht. Jam dakord me zotin Tomorri. Gjykoj që ajo linja opozitare, e fushatës, do të shpërndahet në shumë komponentë, për të mbledhur maksimumin e votave.
Nuk pres të rebelohen të gjithë shqiptarët, por ata shqiptarët më të ndërgjegjshëm. Kur shoh këto sondazhet e korrupsionit, vetëm 7-8% e konsiderojnë korrupsionin problem të madh. Një pjesë e shoqërisë e ha turpin me bukë. Do ta rrëzojmë të gjatin! 20% duhet të rebelohet dhe rrëzojmë të gjatin! E di si thuhet në popull, litari këputet duke u holluar, zullumi këputet duke u trash. Ky e ka trashur zullumin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook