Lidhu me ne

Kryesore

Një replikë me ata që më thonë: “I merr vota të djathtës”

nga Tonin Uldedaj

Një replikë me ata që më thonë: “I merr votaNë foto: Tonin Uldedaj me familjen (në qendër i biri, Jurgen Uldedaj, kampion bote në boks)

Në fillim mendoj se duhet me u paraqitë para jush, duke qenë se nuk jam kandidat i stërvitun ndër lista deputetësh dhe partish: Unë jam Tonin Uldedaj, malësor, me origjinë nga Bajza e Kastratit, lindë e rritë në Velipojë, me lidhje të shumta familjare, miqësore e biznesi me Shkodrën.

Në zgjedhjet e 25 prillit kandidoj në listën e Bindjes Demokratike për qarkun e Shkodrës. E kam për herë të parë një sfidë të tillë në nivel kombëtar. Domethanë, edhe pse i di disa gjana për politikën, pasi kam qenë i angazhuar në nivel vendor, po përballem me disa ‘gjetje’ të reja.

Më poshtë më lejoni të parashtroj tre qëndrime që i ndesh në takimet me zgjedhësit. Herë më duken si provokime, herë si reagime të çiltra dhe ndonjëherë thjesht si rënie pre e fushatave të dizinformimit që partitë kryesore bajnë në shpinë të forcave të reja.

Sot dua të flas për të parën, që përmblidhet në frazën “i merr vota të djathtës” (dy të tjerat janë “ndihmon Edi Ramën” dhe “çfarë ofron ti; çfarë do të bësh nëse e merr mandatin?”).

Filli i mendimit që përshkon reagimin ‘i merr vota të djathtës’ mua më duket diktatorial dhe i padrejtë.

Diktatorial sepse e konsideron vullnetin që del nga vota si të dhënë njëherë e përgjithmonë dhe të pandryshueshëm. Të dashur shkodranë dhe bashkatdhetarë: është bash e kundërta. Vullneti i votës nuk është kategorik, por likuid (i lëngshëm, i lëvizshëm). Përndryshe nuk do të kishim zgjedhje për çdo dy vjet, njëherë për pushtetin vendor dhe njëherë për qendrorin. Nëse votat që ka e djathta, dhe ato që ka e majta, do të ishin vota përkatësisht dhe absolutisht të së majtës dhe të së djathtës, ne nuk do kishim nevojë të shkonim në zgjedhje, të bënim fushata që kushtojnë, që e rrisin presionin politik dhe social mbi votuesin etj. Thjesht do të numëronim edhe njëherë votat e 2017 dhe do të vazhdonim kështu siç jemi e këtu ku na kanë pozicionuar zgjedhjet e para katër viteve.

Mrekullia e demokracisë kjo është: mosdija se e kujt është vota, e të majtës apo të djathtës, e PD, PS apo ndonjë force tjetër. Unë dhe Bindja Demokratike nuk jemi krijime artificale, por thirrje të nevojës politike, sociale e kulturore për një alternativë. Ne ekzistojmë pikërisht për faktin se nuk dihet se e kujt është vota. Vota është vendim personal dhe jo një proces kolektiv.

Për të gjitha sa shkrova ma nalt më duket e padrejtë t’u injektosh votuesve paragjykimin se aksh kandidat apo parti merr votat e të djathtës apo të të majtës. Secili merr votat e veta dhe ato që nuk mundet të marrë, apo humbet, partia apo kandidati tjetër.

Një nga gjërat që u kërkoj votuesve shkodranë është refuzimi i atyre që u thonë se vota jote është e të majtës apo të djathtës. Jo, vota është e jotja dhe vendos ti se çfarë do të bësh me të.

Ata që mendojnë se vota i shkon automatikisht këtij apo atij krahu, janë bash ata që mendojnë se vota jote për ta është e mirëqenë, se vota jote u takon atyre, se j’ua ka pas lanë baba trashëgim etj.

Pra, janë ata që e shohin votën tande si pronësi, jo si besim, jo si kontratë. Apo siç e kemi ne në veri, jo si besë e dhanun.

Mos u fyeni prej atyre që mendojnë se vota jote nuk kushton asgjë, ose kushton 50 mijë apo 100 mijë lekë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi10 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi10 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix10 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix10 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske10 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar22 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix23 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix23 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal23 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook