Lidhu me ne

Kryesore

Mario Draghi ‘zemëron’ Turqinë, e quan Erdogan diktator


ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e akuzuar atë për poshtërimin e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite diplomatike në Ankara këtë javë.

Kryeministri i Italisë kritikoi Erdoganin për një incident kur von der Leyen u la në këmbë ndërsa presidenti turk dhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, u ulën në dy kolltuqe ngjitur në atë që është bërë një polemikë e nxehtë midis BE dhe Ankarasë rreth protokollit dhe fajit .

“Unë absolutisht nuk jam dakord me sjelljen e Erdogan ndaj presidentit von der Leyen, unë nuk mendoj se ishte sjellje e përshtatshme dhe më erdhi keq për poshtërimin që duhej të vuante von der Leyen” , tha Draghi.

Ai e quajti presidentin turk “një diktator”, por mbrojti angazhimin e vazhdueshëm diplomatik të BE me Ankaranë. “Me këta diktatorë, le t’i quajmë ata si janë, duhet të jemi të sinqertë në shprehjen e larmisë së pikëpamjeve dhe vizioneve të shoqërisë,” tha ai.

Ankaraja nuk mbeti pa reaguar. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i dënoi me forcë fjalët e kryeministrit italian e i quajti të papranueshme.

“Ligjërim populist dhe komentet e shëmtuara ndaj presidentit tonë të zgjedhur,” tha Cavusoglu

Incidenti që ka mërzitur kryeministrin Italian ndodhi më 6 prill gjatë një takimi diplomatic në Ankara, ku Ursula von der Leyen, mesa duket nuk u prit dhe aq mirë

Me teper

Kritike1 ditë më herët

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi...

Aktualitet1 ditë më herët

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër.

Z. Kryeministër, Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore...

Temporal1 ditë më herët

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar. INSTAT...

Stil2 ditë më herët

5 restorantet që preferoj në Prishtinë

Nga Enver Robelli  E kam të qartë: kjo listë është krejtësisht subjektive, pra një vlerësim fund e krye personal, por është...

Stil2 ditë më herët

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që...

Temporal2 ditë më herët

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë...

Kryesore2 ditë më herët

Basha: S’lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, dhe s’do ndalemi deri sa të çmontojmë regjimin Rama-Doshi.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë është përballur me debat dhe sulme nga Fatbardh Kadilli. Basha ka deklaruar se...

Stil2 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që i fshehin ndjenjat

Akrepi Fillojmë me zotin e fshehtësisë dhe dyshimit. Nëse ndonjëherë merrni ndonjë fjalë nga Akrepi, me të vërtetë do të...

Radar2 ditë më herët

Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes

Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e...

Kioske2 ditë më herët

Si favorizohen oligarkët?

Si favorizohen oligarkët? Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë...

Facebook