Lidhu me ne

Kryesore

Jo marshallah shejtanit, asnjë votë zullumqarit

Kemi parë kohët e fundit besimtarë muslimanë të cilët deklarojnë votë për Edi Ramën ose kanë ndërmend që në heshtje të votojnë për Edi Ramën. Në Shqipëri shumica e popullsisë janë muslimanë por po shkruajmë për ata të cilët janë më të prirur për ta ndjekur dhe më të aftë për ta kuptuar fenë ose, siç quhen, namazlinj.

Pyetja shtrohet; si mundet ta ndjekë besimtari zullumqarin?!

Ka ndodhur shumë herë gjatë historisë, disa persona me influencë, përmes ndikimit të tyre dhe për interesat e tyre, kanë bërë pazar dhe kanë tentuar ta shesin xhematin e tyre si tufë delesh, tek politikanët. Kanë thënë; “Më kryej ketë punë mua, ata t’i bëj unë të votojnë për ty”.

Besimtari si rregull ka detyrë të ndjekë vetëm librin e shenjt dhe asgjë tjetër. Besimtar si rregull, për të qenë në përputhje me urdhëresat e fesë, nuk duhet t’i pranojë politikanët e korruptuar ose politikanët anti-fe. Po i pranoi politikanët anti-fe veçanërisht, po i ndoqi e po i votoi, cënon besimin të cilit i përket. Kjo është e qartë, duhet të jetë e qartë, ska më vend për relativitet e për mëdyshje. Ndërsa liderët e fesë ose personat me influencë e që u dëgjohet fjala, nuk kanë detyrë ta shesin xhematin tek politika por ta mbrojnë atë prej dhunës, poshtërimit dhe përdorjes nga ana e politikanëve.

E diçka nuk mund ta mohojmë; partia të cilën Edi Rama udhëheq është zyrtarisht autore e instalimit të ateizmit në Shqipëri, ka dënuar dhe vrarë hoxhallarë e priftërinj.

E ka dëmtuar fenë shumë rëndë edhe pse ska mundur e smundet ta zhdukë. Jo sepse nuk do ta zhdukë, përkundrazi, ata e ëndërrojnë zhdukjen e fesë, por nuk munden ta zhdukin sepse Zoti e mbron atë çfarë Ai ka shpallur.

Do thonë është e shkuara ajo histori ateiste, duhet të flasim për të sotmen?! Por askush prej tyre nuk ka kërkuar falje publike për të djeshmen, nuk është penduar. Para disa vitesh, Edi Rama kalonte me këpucë mespërmes tapeteve ku besimtarët po faleshin. Pastaj kur kuptoi se besimtarët janë shumë dhe janë të rëndësishëm, nisi të publikojë ajete të Kuranit për t’i mashtruar ata më naivët. Nuk i publikon se do por sepse ashtu ja do llogaria elektorale. Kërkon t’i mashtrojë.

Në fshehtësi e në brendësi, ai njihet se çfarë është; është përfaqësues i shejtanit në mes të njerëzve. Imoraliteti në sistem, nxitja dhe frymëzimi i mbjelljes së drogës dhe rrjedhimisht edhe kthimi i përdorimit të drogës në zakon për rininë, shkaktimi i vuajtjeve tek shumë familje shqiptare duke i dënuar padrejtësisht, shkaktimi i klithmave të nënave, i të qarave të fëmijëve teksa u shemb strehën, turpërimi i plakave të cilat u konfiskon qepët dhe vezët, fyerja e burrave fukarenj duke ju tallur gratë ndër sy të tyre etj. janë atribute të shejtanit. Janë e kundërta e mëshirës, respektit, zemërmadhësisë, faljes, ndihmës, mirëkuptimit të hallit etj. të cilat janë atribute të Zotit të Madhnueshëm.

Mardhënia me Rexhep Taip Erdoganin nuk e bën Edi Ramën respektues të fesë dhe as njeri të denjë për ta votuar. Kjo mardhënie është mardhënie politike dhe biznesi mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare ose më saktë, mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Turqia e Erdogani kanë mardhënie edhe me qeverinë e Serbisë por kjo nuk dmth se njerëzit në Shqipëri, prej simpatisë për Turqinë, duhet të simpatizojnë edhe Aleksandar Vuçiqin. Jo, Turqia le të ketë mardhënie politike e biznesi edhe me Vuqiçin dhe me Edi Ramën, është e drejta e saj, fundja është shtet dhe si çdo shtet, mendon për tregtinë e vet, kjo është krejt normale dhe e pranueshme. Ska asgjë të keqe.

Mirëpo të mos harrojmë, mardhënia Shqipëri-Turqi, nuk do prishet me largimin e Edi Ramës. Kjo është mardhënie historike midis të gjitha qeverive shqiptare dhe turke në 100 vitet e fundit. Turqia do të bashkëpunojë me secilën qeveri shqiptare, sikundër çdo qeveri e Shqipërisë do të bashkëpunojë me çdo qeveri të Turqisë. Populli turk është aleat i popullit shqiptar, jo i qeverive të caktuara. Prandaj katër-pesë njerëz për interesa të tyre, nuk duhet të lejohen të manipulojnë muslimanët dhe t’i orientojnë të votojnë për atributet e shejtanit.

Për të qenë të sinqert dhe jo manipulues, ne ritheksojmë atë çfarë theksuam në fillim; muslimanët kanë të drejtë të mos votojnë e të mos ndjekin asnjë ideologji, të ndjekin vetëm besimin e tyre, siç nga ana tjetër kanë edhe detyrë ta luftojnë të keqen me votë dhe nëse e luftojnë, përsëri nuk hyjnë në gjynah. Mirëpo nëse nuk duan të përfshihen, nuk prish punë. Ama të manipulohen dhe t’i bëjnë marshallah Edi Ramës, kjo do ishte problematike moralisht, do ishte dëshmi naiviteti e padiejeje.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook