Lidhu me ne

Radar

Agjëruesit më të mirë!

Agjëruesit më të mirë janë ata që më së shumti e madhërojnë Allahun gjatë ramazanit

Paraardhësit tanë të mirë kanë thënë: “Ramazani nuk zgjat shumë, është i shkurtër, andaj  dhe nuk e duron neglizhencën. Ramazani në raport me njëmbëdhjetë muajt e tjerë,është sikurse Jusufi (a.s.),në mesin e njëmbëdhjetë vëllezërve të tij. Andaj mos e mbytni, mos e hidhni në pus dhe mos e shitni për diçka të pavlefshme! Përkundrazi, bëhuni fisnikë dhe bëjani ramazanit qëndrimin të këndshëm tek ju, sepse mund të jetë i dobishëm, ose do të ndërmjetësojë për ju në Ditën e Gjykimit.”

Abdullah ibn Mesudi (r.a.), kur është pyetur: “Si e keni pritur ju (sahabët) ramazanin?” Ai ka thënë: “Askush nga ne nuk do të guxonte ta priste ramazanin, e që në zemrën e tij të kishte edhe një grimë të urrejtjes ndaj vëllait musliman.” (Ibn Rexheb, Letaiful-me’arif)

Kur është pyetur një dijetar musliman: “Çka po na këshillon me rastin e hyrjes së ramazanit?”Ai është përgjigjur: “Shumë istigfar dhe kërkim falje nga Allahu, sepse mëkatet janë pengesë për udhëzimin. Askush nuk do ta lidhë zemrën e tij me istigfar, e që të mos e pastrojë atë nga mëkatet. Istigfari është siguri dhe garanci nga ndëshkimi i Allahut, pas Pejgamberit (savs), siç thuhet në ajetin kuranor:“Allahu nuk i ndëshkon ata, derisa ti je në mesin e tyre; dhe Allahu nuk i ndëshkon, nëse ata kërkojnë falje.” (el-Enfal, 33)

Ibn Kethiri ka thënë:“Kush e posedon këtë cilësi, Allahu ia lehtëson atij rrugën deri te furnizimi, ia lehtëson punët e tij dhe ia ruan forcën.”

Duke e përshkruar ramazanin e bekuar, Ibnul-Xhevzi, ka thënë:“Nuk ka asnjë lutje që nuk do të pranohet, nuk ka asnjë vepër të mirë që nuk do të pranohet, nuk ka asnjë e mirë (mirësi)që nuk do të tubohet dhe realizohet, dhe nuk ka asnjë dëmtim që nuk do të evitohet.”

Ibnul-Kajjim el-Xhevzije ka thënë:“Agjëruesit më të mirë janë ata që më së shumti bëjnë dhikër dhe e lavdërojnë Allahun gjatë agjërimit të ramazanit.”(Vabilus-sajb)

Imam Muxhahidi ka thënë: “Kush ruhet nga dy cilësi, agjërimi i tij do të jetë i drejtë dhe i bekuar: Nga thashethemet dhe nga gënjeshtra.”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook