Lidhu me ne

Aktualitet

Zhduken pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan ekzekutimin në Elbasan?!

Zhduken pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan ekzekutimin në Elbasan?!

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se burime nga grupi hetimor i policisë së Elbasanit i kanë thënë se nuk kanë arritur që të sekuestrojnë pamje nga kamerat e  sigurisë që mund të kishte filmuar momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit pasi kur kanë shkuar kanë konstatuar se nuk kishin server, ndërsa dëshmia e vetme duket se mund të jenë vetëm xhirimet e bëra nga celularët personal.

Pra grupi hetimor nuk ka në dorë pamjet e momentit të shkëmbimit të zjarrit në lagjen “5 Maji” pranë zyrës elektorale të PD-së për të kuptuar kush e nisi i pari.

“Nuk ka kamera sigurie që e kanë filmuar momentin, sepse policia thotë se janë pa server” deklaroi Lala në Opinion.

Por gazetari Artan Hoxha, referuar kamerave të bizneseve përballë vendit të ngjarjes në Elbasan tha se “Nuk janë fshirë por nuk kanë kapur gjë sepse me ligj kamerat nuk lejohet të drejtohen nga rruga.”

Ndërkohë ngjarja kriminale që tronditi dje Elbasanin nuk ka katër të plagosur, por pesë. Gazetari Spartak Koka deklaroi se një person tjetër është plagosur dhe po mjekohet në shtëpi.

Janë 5 persona deri më tani të shpallur në kërkim, njëri prej tyre dyshohet të ketë mbetur i plagosur në vendngjarje dhe po merr mjekim, sipas informacionit operativ, po merr mjekim fshehurazi. Po punohet nga strukturat e policisë për ta kapur, por dyshohet se po mjekohet në mënyrë të fshehtë” tha Koka.

Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?

Mesditën e sotme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Të përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Ndërkohë që një tjetër person është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi në shtëpi, sipas gazetarit Spartak Koka.

Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, pjesë e strukturës së PD-së në Elbasan për të mbrojtur votën. Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çam

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix2 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix2 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix2 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix2 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar2 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook