Lidhu me ne

Kryesore

Fatmir Mediu / Partia Socialiste po intimidon dhe blen vota në të gjitha qarqet e vendit dhe këtë po e realizon përmes patronazhistëve.

Fatmir Mediu - Vota është detyrim për të ardhmen e... | Facebook

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Partia Socialiste po intimidon dhe blen vota në të gjitha qarqet e vendit dhe këtë po e realizon përmes patronazhistëve.

Z. Mediu tha se ka qenë ai i pari që ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga PS për qëllime elektorale.

“Këtë denoncim unë e ka bërë para Lapsit , e kam bërë dy muaj e gjysmë,  tre muaj më parë. Ka qenë një sistem Apollo që e kanë marrë nga Ministria e Brendshme në zgjedhjet e kaluara dhe më pas e kanë lidhur me elementë të tjerë”, u shpreh z. Mediu.

“Nuk është informacion që vjen nga puna e partisë por janë informacione që merren dhe rrëmbehen nga serverat e shtetit dhe kthehet në server të Partisë Socialiste. Po të ndodhet në një vend perëndimor do të ishte skandali më i madh që do të ndodhet. Janë të dhëna personale që mbrohen me ligj. Ti mund të marrësh listën e votuesve por jo të gjithë bazën e të dhënave të shtetit dhe ti përdorësh”, shtoi kreu i PR.

Z. Mediu tha më tej se edhe ftesa për bashkëpunim e Ramës për Bashën është një “diversion i hapur për të krijuar një stepje të elektoratit të djathtë që të ketë pjesëmarrje sa më të ulët”.

Fatmir Mediu mbështet hapur ish-kryeministrin Berisha: Do votoj numrin 5

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai theksoi në emisionin “Ilva Now” se kryeministri Edi Rama synon të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin, qoftë edhe duke vjedhur zgjedhjet.

“Edi Rama nuk heq dorë nga vjedhja e zgjedhjeve, nuk heq dorë nga pushteti. Ai do të bëjë çdo gjë. Nëse shqiptarët nuk e kanë kuptuar Edi Ramën se sa i marrë është në raport e pushtetin nuk kemi kuptuar asnjë gjë”, tha ai.

Por pavarësisht problematikave, z.Mediu thotë se qytetarët shqiptarë duan që t’i japin fund një orë me më parë qeverisjes së PS-së.

“Ka një frymë pozitive të qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund këtij pushteti, i cili ka larguar të rinjtë profesionistë. Mbi 93% e të rinjve që kanë studiuar jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Çdo fëmijë që lind sot në Shqipëri lind me një borxh 5600 euro për shkak të politikave idiote dhe absurde që ka bërë Edi Rama. Në këtë pikëpamje, marrëdhëniet me këtë qeverisje janë vendosur, prandaj Edi Rama fut njerëz për të blerë vota”, tha ai.

Lidhur me deklaratën e z. Basha se në qeverisje e tij nëse fiton zgjedhjet nuk do të ketë asnjë person që ka qenë ministër, z. Mediu bëri këtë koment: “Për mua nuk ka ndonjë qamet, por kjo nuk do të thotë që duhen përjashtuar autoritetet politike, të cilat kanë luftuar për të përfaqësuar elektoratin e tyre dhe për të pasur peshë dhe rol në qeveri”, tha ai.

“Opozita ka mbi 21 mandate në Tiranë edhe me LSI. Në nivel kombëtar do mendoj se do ketë një fitore me një diferencë të konsiderueshme. Padyshim mbi 71 mandate, nuk besoj se do ketë më pak se 71, kur them mbi 71, them mbi 76, kjo është bindja ime”, theksoi Mediu.

Ai pohoi se më 25 prill për votën preferenciale do të votojë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili në listën e PD-së mban numrin 5.

“Unë vetë ndaloj tek 5. I vlerësoj të gjithë ata njerëz që kanë kontribuar për këtë vend. Po do bëj një kompromis, po votova vetë për 5, do t’u kërkoj të tjerëve të votojnë për 7. Unë kam dy njerëz në jetën time që i vlerësoj shumë. Njeri është Sabri Godo, i cili ka qenë mësuesi im politik, njeri i jashtëzakonshëm dhe z. Berisha si shtetar, i cili ka bërë për Shqipërinë gjëra të jashtëzakonshme dhe ne duhet të vlerësojmë të mirat”, tha ai.Popullor në Komunitet

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook