Lidhu me ne

Temporal

Besnik Mustafaj: Në Shqipëri është instaluar sistemi i frikës

Mustafaj: Në Shqipëri është instaluar sistemi i frikës

“Shkoni votoni sepse në dimë gjithçka bëni”, kështu tha Edi Rama në fjalimin e tij elektoral të zhvilluar me patronazhistët, të cilën Mustafaj e sheh si një sistem frike të instaluar në vend.

Analisti Besnik Mustafaj, në studion e ABC ka komentuar edhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të 2021.

Për analistin në Shqipëri është instaluar sistemi i frikës duke u kthyer në një problem shumë të madh. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Partia Demokratike në këto vite arrite të rekuperojë abstenimet e simpatizantëve të saj, por nuk arriti sipas tij të krijojë një frymë për të sjellë fitore.“PD gjendet përpara katër vitesh shumë të vështira. E gjithë Shqipëria gjendet para 4 viteve shumë të vështira. PD rekuperoi në një masë shumë të madhe abstenimet e simpatizantëve të saj , por nuk arriti të krijojë frymë. Por për mua nuk mund të gjykohet vetëm fushata, por edhe lideri. Lideri është përgjegjësi kryesor një filozofinë e partive popullore të qendrës së djathtë.

Sot ne nuk arritëm të krijojmë një frymë. Unë si demokrat pres që të ngrejë frymën të më çojë në fitore. Ne jemi në rrethanat ku nuk ekziston vota kundër. Pra nuk ka një shoqëri të lirë që voton kundër. Në pamë që vota mori Tom Doshi, çfarë përfaqëson partia e Tom Doshit për të pakënaqurit , asnjë gjë. Pra nuk u votua kundër, por vetëm, pro”, tha Mustafaj.

Kërkesa e Ramës për bashkëpunim?

Mustafaj: Opozita e sotme shkon në Parlament shumë më e fortë dhe kjo është me rëndësi për opozitën. Të gjitha hipokrizitë e Edi Ramës nuk qëndrojnë sepse gjatë 8 viteve i qëndroi fjalëve të tij kur tha se nuk keni parë gjë akoma.

Mustafaj tha se shqetësim mbetet fakti se përveçse ka policinë në dorë, prokurorinë dhe gjykatën ka edhe të inkriminuarit.

“Roli politik është të shkosh në parlament dhe të nxjerrësh mësime në hapat e gabuara që janë hedhur. Karrigia bosh i shërben kundërshtarit politik”, tha Mustafaj.

Vazhdo leximin

Me teper

Kritike1 ditë më herët

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi...

Aktualitet1 ditë më herët

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër.

Z. Kryeministër, Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore...

Temporal1 ditë më herët

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar. INSTAT...

Stil2 ditë më herët

5 restorantet që preferoj në Prishtinë

Nga Enver Robelli  E kam të qartë: kjo listë është krejtësisht subjektive, pra një vlerësim fund e krye personal, por është...

Stil2 ditë më herët

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që...

Temporal2 ditë më herët

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë...

Kryesore2 ditë më herët

Basha: S’lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, dhe s’do ndalemi deri sa të çmontojmë regjimin Rama-Doshi.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë është përballur me debat dhe sulme nga Fatbardh Kadilli. Basha ka deklaruar se...

Stil2 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që i fshehin ndjenjat

Akrepi Fillojmë me zotin e fshehtësisë dhe dyshimit. Nëse ndonjëherë merrni ndonjë fjalë nga Akrepi, me të vërtetë do të...

Radar2 ditë më herët

Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes

Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e...

Kioske2 ditë më herët

Si favorizohen oligarkët?

Si favorizohen oligarkët? Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë...

Facebook