Lidhu me ne

Temporal

Ja 4 bankat shqiptare që i kanë komisionet më të larta në Ballkan

Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se bankat më të mëdha në vend aplikojnë komisione të larta krahasuar me rrjetin e këtyre bankave në rajon dhe me bankat e tjera të sektorit bankar në vend.

Në vendimin për mbylljen e hetimit të thelluar ndaj Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Credins, Bankës Raiffeisen dhe Bankës Intesa Sanpaolo, ky institucion shprehet se bankat nën hetim kanë qëndrueshmëri të pjesëve të tregut dhe kjo vjen për shkak se fuqia kundërvepruese e blerësve (klientëve të bankave) është e ulët. Për shkak të pandryshueshmërisë së pjesëve të tregut, AK gjykon se ato kanë përfitueshmëri të sigurt.

Nga hetimi i thelluar i tregut të shërbimeve dhe produkteve bankare, ka rezultuar se tregjet me nivelin më të lartë të përqendrimit janë tregu i llogarisë rrjedhëse, tregu i kredisë konsumatore, tregu i kredisë kufi (overdraft), tregu i transfertave bankare hyrëse dhe tregu i transfertave bankare dalëse. Sipas interpretimit të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ky është një tregues i qëndrueshmërisë së pjesëve të tregut për bankat nën hetim.

Gjithashtu, tregu i depozitës me afat, tregu i depozitës pa afat, tregu i kredisë së biznesit dhe tregu i kredisë hipotekore janë tregje mesatarisht të përqendruar dhe, sipas AK, janë përsëri një tregues i qëndrueshmërisë së pjesëve të tregut për bankat në fjalë.

Nga vlerësimi i strukturës së të ardhurave, u konstatua se pjesa më e madhe e tyre është realizuar nga interesat e kredive, niveli i shpenzimeve për interesat e depozitave është ndjeshëm më i ulët se shpenzimet administrative dhe operacionale të bankave. Sipas AK, norma e ulët për interesat e depozitave dhe norma e larta të interesave për kreditë kanë sjellë fitime të konsiderueshme për bankat nën hetim.

Në përfundim të hetimit, AK vendosi detyrimin e Bankës Raiffeisen, Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Credins dhe Bankës Intesa Sanpaolo për të rishikuar drejt uljes brenda një viti nga marrja e vendimit (17 nëntor 2020) komisionet e shërbimeve bankare për produktet e depozitave, kredive si dhe për shërbimet e transfertave e pagesave; gjithashtu, ato duhet të ndryshojnë normat e interesit për produktet depozita dhe kredi me synim ngushtimin e marzhit midis normave respektive. Detyrim tjetër i rëndësishëm është që kostot penguese (switching costs) për lëvizshmërinë e klientëve nga një bankë në tjetrën. Në rast të mos përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në vendim, bankat nën hetim do të ndëshkohen me gjoba periodike në masën 5% të xhiros mesatare ditore. / E.Shehu, monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix7 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix7 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix7 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix7 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix8 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix8 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix8 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix8 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix8 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook