Lidhu me ne

Aktualitet

Akuza e Vokshit / ‘Fiks Fare’ mashtroi, sot nuk mund të hesht, kur një media bëhet zëdhënëse e pushtetit

“Janë viktimat më të madhe të keqqeverisjes”/ Vokshi: Gratë do i sjellin fitoren PD

Mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks fare” u denoncua një rast ku shtabi i Albana Vokshit shpërndante pako ushqimore në këmbim të votës për PD.

Albana Vokshi thotë se Fiks Fare mashtroi ndërsa thekson se në ato qese nuk kishte ushqime për blerjen e votës, por me një pjesë të ushqimit të komisionerëve të PD për ditën e zgjedhjeve. Sipas saj në qese kisht një molto, një neskafe dhe një redbull.

Gjatë karrierës sime politike kam bërë gjithçka kam patur mundësi për t’u dalë në krah mediave apo gazetarëve të sulmuar nga pushteti për shkak të punës së tyre. Sot nuk mund të hesht, kur një media bëhet zëdhënëse e pushtetit për të mashtruar qytetarët dhe për të na paraqitur të gjithëve njësoj për blerjen e votave.
Jo! Ne nuk jemi njësoj!

Ne nuk blejmë vota me “ndihma” ushqimore, siç paraqet “Fiks Fare” me mashtrimin e tij.
Pamjet e servirura si ndarje ndihmash natën para zgjedhjeve në Laprakë janë qese modeste me një pjesë të ushqimit të komisionerëve të PD për ditën e zgjedhjeve. Në qeset që u servirën si ndihma për blerje votash nga unë dhe PD në Laprakë ka 1 molto, 1 neskafe, 1 redbull.
Është poshtëruese për qytetarët ky mashtrim i “Fiks Fare” vetëm e vetëm për t’i shërbyer pushtetit dhe dy masakruesve të votës së lirë, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Qëllimi i mashtrimit është për të bërë të dukemi që ne jemi të gjithë njësoj dhe për të relativizuar masakrën e blerjes së votës nga Rama-Veliaj.
Ne nuk jemi njësoj!

Partia Demokratike mori në Laprakë një rezultat të jashtëzakonshëm, sepse shumica e njerëzve donin largimin e këtij regjimi të padrejtë, që vjedh dhe ndëshkon qytetarët sipas interesit. Ne fituam edhe në lagje që nuk ishin fituar asnjëherë nga PD, sepse presionet, blerja me para, legalizime dhe marifete të tjera, nuk pinë ujë përballë nevojës për ndryshim dhe besimit tek Partia Demokratike.
Në një situtaë nornale, në të cilën media mund të konsiderohej e lirë, do të kisha kërkuar nga “Fiks Fare” përgënjeshtrim për këtë “lajm” të rremë. Ky nuk është rasti, sepse disa zgjedhin t’i shërbejnë parasë, disa të tjerë të vertetës, votës së lirë dhe demokracisë. Unë bëj pjesë tek kjo e dyta dhe askush nuk mund të më bëjë presion, të më shantazhojë dhe kërcënojë me lajme fallco”, shkruan Vokshi.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook