Lidhu me ne

Kryesore

A munden elitat e PD-së ta akuzojnë popullin si të korruptuar?

A munden elitat e PD-së ta akuzojnë popullin si të korruptuar?

nga Blendi Kajsiu/ Gazeta Panorama

Pasi akuzoi qeverinë so cialiste për “masakër elektorale”, tashmë opozita ka filluar të drejtojë gishtin akuzues nga populli që, sipas saj, u shit te socialistët duke votuar gabim.

Ky është nënteksti i “skandalit” të parave të tërmetit që ka zbuluar opozita. Sipas opozitës, PS-ja u dha 40 milionë euro pagesa qytetarëve të prekur nga tërmeti para zgjedhjeve dhe këta në shkëmbim të parave shitën votën.

Implikimi është se qytetarët u vetëshitën, sepse mund të merrnin paratë dhe të mos votonin PS-së, pasi pushteti nuk kish si t’i monitoronte pasi u dha paratë. Ata treguan mungesën e tyre të dinjitetit duke u blerë nga pushteti pa asnjë lloj presioni.

Por akuza ndaj popullit nuk është gjithmonë indirekte. Shumë eksponentë të opozitës qahen publikisht se populli ynë është shumë i varfër, injorant dhe pa dinjitet, ndaj shitet lehtë, nuk kupton programet dhe epërsitë e opozitës dhe voton për socialistët e korruptuar.

Ndaj shumë nga këta intelektualë opozitarë propagandojnë “orientimin”, “edukimin” dhe “ngritjen morale” të popullit që ai të votojë në mënyrë korrekte. Kjo nuk është një tendencë thjesht e PDsë. Diçka e ngjashme ndodhi edhe me PS-në pas humbjes në zgjedhjet e 2009.

Për ta, humbja, përveç manipulimit të dokumentuar nga pushteti, ishte edhe pasojë e injorancës dhe e prapambetjes së popullit shqiptar që nuk kuptonte idetë moderne të Edi Ramës apo të G99. Është një ligjërim elitist që nga njëra anë e identifikon popullin me injorancën dhe prapambetjen dhe nga ana tjetër e sheh elitën si forcë ndriçuese.

Burimi i këtij ligjërimi fillon te rilindja kombëtare, që në thelb ishte përpjekja e një elite të edukuar të modernizonte dhe të krijonte ndërgjegje kombëtare te një populli me nivele shumë të ulëta edukimi. Më pas, ky ligjërim u forcua shumë gjatë komunizmit nëpërmjet konceptit të partisë avantgarde, zhvilluar nga Lenini.

Ky është një konceptim tërësisht elitist, ku një grup i vogël që njeh ligjet e historisë të zbuluara nga Marksi, udhëheq dhe edukon masat që në shumicën e tyre janë injorante ose të mashtruara dhe të kapura nga regjimi kapitalist. Kjo ishte logjika bazë e Partisë së Punës te ne.

Me rënien e komunizmit, ligjërimi elitist riprodhohet, por këtë herë elitat nuk do krijojnë as shqiptarin (si rilindësit), as njeriun e ri (si komunistët), por qytetarin europian.

Kështu që nga politikanët deri tek analistët dhe intelektualët, elitat marrin përsipër europianizimin e një populli “oriental” që, siç e ka analizuar me themel Enis Sulstarova, është injorant dhe me deficenca të thella morale.

Në rastin konkret, akuza elitiste që PD po ndërton kundër popullit shqiptar bazohet në dy premisa të gabuara. Së pari, akuza supozon se elita opozitare ka dinjitetin dhe legjitimitetin moral për t’i dhënë leksione në këtë fushë popullit shqiptar.

Së dyti, sipas kësaj logjike votuesit e PD-së janë superiorë si në dinjitet, nivele zhvillimi dhe në moral krahasuar me votuesit e PS-së. Supozimi i parë është krejtësisht i gabuar, pasi edhe nëse pranojmë për një moment që qytetarët e varfër shqiptarë e shitën votën në masë në shkëmbim të parave, përse ky akt është më i pamoralshëm se vjedhja publike e Metës apo mbrojtja që Berisha i bëri kësaj vjedhje jo vetëm duke kërcënuar gjyqësorin, por edhe duke vrarë protestuesit, apo se aleanca e Bashës me Kryemadhin dhe Dukën, që dje ishte i krimit?

Ndaj është e vështirë të argumentosh se elita opozitare ka legjitimitetin moral apo dinjitetin politik që t’i japë leksione morali popullit shqiptar. Është hipokrizi e madhe t’i thuash qytetarit të thjeshtë mos e shit votën se humbet dinjitetin dhe dëmton demokracinë, kur ti apo familja jote je pasuruar me pushtetin dhe ke bërë aleanca me ata që i ke quajtur hajdutë për ta mbajtur atë.

Së fundmi, supozimi që ata që votojnë për PS-në janë më të shitur se ata që votojnë për PD-në nuk ka asnjë bazë empirike. PS-ja fitoret më të thella i ka në qendrat më të zhvilluara urbane, si Tirana. Ndërkohë, PD-ja fitore më të thella ka në zona urbane më të varfra si Shkodra apo Lezha.

Kjo nuk do të thotë se votuesit e Shkodrës apo të Lezhës kanë më pak dinjitet apo shiten më lehtë se ata të Tiranës apo Durrësit. Ama, as e kundërta nuk mund të jetë e vërtetë. Të argumentosh se populli duhet edukuar dhe ngritur moralisht pikërisht në qendrat më të zhvilluara urbane nuk ka sens. Sidomos kur edukimin moral ofron si shembull Berishën, Metën apo Mediun.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar7 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore7 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix7 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix7 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar7 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix8 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix8 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix8 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook