Lidhu me ne

Kryesore

Betoni shtohet, por qytetarët nuk e ‘duan’ më Tiranën. Lejet e ndërtimit arritën rekord në 2019-2020

Kryeqyteti i vendit është përfshirë në një bum ndërtimesh vitet e fundit, por po bëhet gjithnjë e më pak i preferueshëm për banorët e rinj.

Në të dhënat e fundit për popullsinë më 2021, INSTAT raportoi se popullsia e kryeqendrës së vendit u rrit me vetëm 6 mijë persona. Ritmet e rritjes së popullsisë së kryeqytetit u përgjysmuan në krahasim me janarin 2020 ku shtesa u raportua me 11 mijë banorë të rinj. Shtesa e popullsisë ishte më e ulëta që nga viti 2001 kur INSTAT raportoi të dhënat e dixhitalizuara për popullsinë e Qarkut të Tiranës

Tirana dhe Durrësi janë qarqet e vetme në vend që kanë shënuar rritje të popullsisë pas vitit 1990, kryesisht për shkak të migrimit të brendshëm. Por vit pas viti, ritmet e shtesës në Tiranë po vijnë në rënie.

Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018, rritja ishte më e dukshme raportoi INSTAT.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2018, shtesa i kaloi të 21 mijë persona. Por në dy vitet 2018 dhe 2020, shënohet një rënie e ndjeshme me nga rreth 11 mijë banorë të rinj për secilin vit. Ndërsa në vitin 2021 shtesa e popullsisë shënoi ulje të fortë me vetëm 6 mijë banorë të rinj.

Në 1 janar 2021, Tirana kishte gjithsej 912 mijë banorë, të cilët përbejnë rreth 31 për qind të popullsisë së vendit.

Arsyet e rënies se shtesës së popullsisë në Tiranë lidhen me shumë arsye. Por kryesor mbetet fakti se emigracioni i brendshëm po shkon drejt maturimit, pasi pjesa më e madhe familjeve janë zhvendosur nga rrethet drejt kryeqytetit tashmë. Ndërkohë që është rritur norma e emigrimit jashtë vendit nga Qarku i Tiranës.

Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, sipas Anketës së Madhe e Emigracionit, e zhvilluar nga INSTAT më 2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.

Lejet e ndërtimit arritën rekord në 2019-2020

Sakaq, investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për banesa, shënoi një rritje të shpejtë duke filluar nga viti 2017, duke arritur në 2019-n, në më shumë se 1 milionë metra katror, niveli më i lartë që nga viti 2005, kur në kryeqytet kishte një uri të madhe për banesa.

Në 2020-n, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa shënoi një rënie prej gati 10% në raport me 2019-n, por sërish mbeti pranë niveleve më të larta të dekadës (shih grafikun e lejeve të ndërtimit). Ndonëse në një periudhë pandemie, ndërtimi lulëzoi nëpër gjithë kryeqytetin, ndërsa rekord shënuan dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme, sipas raportimeve të INSTAT në prodhimin e brendshëm bruto.

Në 2020-n lejet e ndërtimit u rritën edhe për shkak të procesit të rindërtimit, kryesisht në zonën e Kombinatit./MONITOR

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook