Lidhu me ne

Temporal

Ndryshime në Kodin Rrugor / Çfarë duhet të dinë shoferët, nga kolaudimi te gjobat. Nëse parkoni tre herë brenda vitit gabim…

Parlamenti i Shqipërisë hodhi poshtë sot dekretin e Presidentit Ilir Meta për kodin rrugor, duke i hapur kështu rrugë miratimit të ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca.

“Të nderuar përdorues të rrugës, drejtues mjeti apo këmbësorë, pavarësisht moshës në ndryshimet që miratohen sot në Kodin Rrugor, ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit, pas përdorimit të alkoolit, për përdorimin e celularit, apo shkelje të përsëritura.

Një sjellje e re që sillet në Kodin Rrugor është sjellja agresive në rrugë, kur ju drejtues të mjeteve në rrugët urbane apo dytësore ushtroni presion apo agresion të mjetit nëpërmjet sistemit të ndriçimit, duke mos ruajtur distancën, duke kërkuar rrugën padrejtësisht dhe duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe kryesisht të përdoruesve të rrugës”, tha nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi.

Midis ndryshimeve në ligjin e ri është që kolaudimi i automjeteve do bëhet një herë në dy vjet dhe jo për çdo vit siç ka ndodhur deri më tani.

Ndërkohë, makinat e reja nuk do të kryejnë kontroll teknik tre vitet e para nga data e regjistrimit. Përjashtim përbëjnë taksitë, autoambulancat, furgonët, autobusët dhe të gjitha llojet e kamionëve, pra mjetet e transportit të mallrave, të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në vit.

Në ligjin e ri për herë të parë parashikohet ngritja e një qendre informacioni për identifikimin e drejtuesve të mjeteve, të cilëve u kaluar mbi 30 ditë afati i siguracionit. Ata do të dalin në sistem dhe kështu do gjurmohen lehtësisht nga policia. Gjoba do të jetë nga 100 deri në 400 USD, si dhe detyrimi për t’u pajisur me siguracionin vjetor.

Kushdo që tejkalon kufijtë minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, do gjobitet nga një mijë deri në tre mijë lekë.

Është sanksionuar që kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, do ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 200 USD, do t’i hiqet patenta nga 3 deri në 6 muaj, si dhe do t’i hiqen pikët.

Të gjithë ata shoferë që kryejnë shkeljet e mësipërme brenda dy viteve, do t’u pezullohet patenta nga 8 deri në 12 muaj.

Për herë të parë do të ketë ndëshkim të ashpër edhe për parkimin e gabuar. Cilido që parkon në mënyrë abuzive 3 herë brenda një viti, përveç gjobës, do t’i hiqen pikë nga leja e drejtimit.

Ndërkohë, për shoferët që përdorin celularin gjatë qarkullimit, do të gjobiten nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë ose 150 USD. Në rast përsëritje 3 herë brenda vitit, do t’i hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.

Masat do të jenë më të ashpra për të gjithë ata që kapen duke qarkulluar në gjendje të dehur. Në raste të tilla, ligji parashikon gjobë 400 USD dhe heqje e patentës deri në dy vjet.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook