Lidhu me ne

Kryesore

“Rama ka paguar për përplasjen Basha-Selami”, avokat Ngjela për 25 prillin: Kryeministri i la të gjitha inagurimet në muajin e fushatës

“Rama ka paguar për përplasjen Basha-Selami”, avokat Ngjela për 25 prillin: Kryeministri i la të gjitha inagurimet në muajin e fushatës

Avokat Spartak Ngjela ka zhvilluar një intervistë për Fax News këtë të martë, ku ka folur për aktualitetin politik në vendin tonë.

Një nga pikat të cilat preku avokat Ngjela ishte përplasja Basha-Celami, për të cilën Ngjela u shpreh se Rama ka paguar në favor të Bashës, duke qartësuar jo në kuptimin e parave por në kuptimin e investimit.

Teksa fliste për zgjedhjet e 25 prillit, Ngjela deklaroi se qeveria gjithmonë hyn në zgjedhje dy hapa para, prandaj dhe opozitës i duhet një skemë e mirë që te fitojë përballë saj.

Ai u ndal konkretisht te qeveria shqiptare, për të cilën tha se Kryeministri Edi Rama i la të gjitha inagurimet për muajin e fushatës në mënyrë që t’i jepte njerëzve diçka të prekshme dhe jo premtime si kundërshtarët.

Për sa i përket dorës së shtrirë të Ramës për bashkëpunim, Ngjela ngriti dyshimet se kjo ftesë e Ramës mund të jetë e inicuar nga perëndimi, duke shtuar se opozita e ka refuzuar sepse sipas atij ajo “i ka hipur kalit mbrapsht”.

Për sa i përket shkarkimit të Metës, avokat Ngjela theksoi se Meta ka dalë nga roli i Presidentit dhe është artikuluar politikisht me opozitën. Sipas Ngjelës, mazhoranca do ta shkarkojë Metën këtë herë.

Intervista:

25 prilli? Rama është në pushtet. E gjithë ekspertiza e nivelit të lartë për zgjedhjet të lira në botën europiane thotë që është dy hapa përpara. Që të kalosh këto dy hapa duhet një skemë e fortë. Ata bënë një lojë. Nuk kishte nevojë të thoshte gjë. I la të gjitha inagurimet gjatë muajit të fushatës. Dilte Kryeministri dhe inaguronte. Pra i jepte një gjë të prekshme. Opozita duhet të kishte një skemë të madhe. Dhe ata fituan. Fitojnë sepse në të gjithë botën qeveria është dy hapa para. Ka administratën, ka gjithçka.

Dora e shtrirë për opozitën? Marrëveshja është një thirrje që bën Rama. Mund t’ja kenë kërkuar. Mund të jetë mendim perëndimor. Nëse kjo është kërkesë e BE duhet ta bëje, patjetër, përse mos ta bëjë. Të shohim si do shkojë. Deri më tani PD ka refuzuar, sepse i hipi kalit mbrapsht. I vuri karrocën kalit mbrapsht. Pse? Sepse nuk pranoi zgjedhjet. E para pyetje që bëhet a do hyjë në Parlament? Nëse nuk hyn në Parlament krijohet krizë politike. Kriza nuk dëmton Ramën por Shqipërinë. Të shikojmë se si do të eci situata.

Nisma për shkarkimin e Metës? Ajo shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President dhe ka hyrë në Parlament. Ai u artikulua politikisht me opozitën, gjë që nuk duhej ta bënte. Këtë nuk e lejon kushtetuta. Thirrjet që bëri jo me hanxhar, jo me mjete prehta, s’ka rëndësi. Pyetja më e madhe është kjo: Rama e ka nga vetja apo ja ka kërkuar Ëashington? Sepse nuk mund të dalë një President i NATO-s dhe të thotë raketë. Të shikojmë se çfarë do të bëjnë. Por unë kam përshtypjen se do ta shkarkojnë.

A është më e vështirë nëse Meta kalon në opozitë? Meta nuk është në Parlament. Opozitat janë në Parlament. Opozita nuk rri në rrugë. E patë opozitën në rrugë? Ja dëgjuat dot zërin. Jashtë parlamnetit nuk bën dot opozitë. Meta nuk ka çfarë bën. Ai katër deputetë ka brenda. Ju jap një informacion të saktë. Në përplasjen midis Bashës dhe Eduart Selamit, Rama ka paguar, jo në kuptimin e parave, në investim të Bashës. Të shikojmë si do shkojnë ngjarjet. Fax News

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook