Lidhu me ne

Radar

Pse po kryejnë vrasje të rinjtë tanë? / Nga Xhoi Jakaj, mamaja e Oriola Marashit

Xhoi Jakaj

Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje të thjeshtë.
I gjithë fenomeni është kompleks dhe shpjegimi i tij është edhe më i vështirë.

Vendi ynë prej 30 vjetësh ndodhet ende në tranzicion, një tranzicion aq i gjatë saqë është bërë kaotik e rraskapitës për të gjithë. Teksa të gjithë e kanë përqendruar vëmendjen te zgjedhjet dhe manipulimet e tyre,erdhi Rama e duhet të ikë Basha,një pjesë e rëndësishme e normave të domosdoshme për mirëfunksionimin e shoqërisë janë lënë në harresë, ose janë “hedhur tej” si dekadencë e viteve të shkuara. Teksa të gjithë përqendrohen në “mirëfunksionimin” e qeverisjes politike dhe sukseset e saj ne dy mandate e ndërkohē po fillon i treti,edukimi, fëmijët, dhe të rinjtë punësimi i tyre në një mënyrë a një tjetër janë lënë në harresë, ku nuk u kushtohet vëmendje atyre e as miqve e shokëve me të cilët shoqërohen, mbarëvajtjes së tyre në shkollë, orëve të gjata të shpenzuara nëpër kafenetë e shumta e aq më pak vëmendje ti kushtohet kulturës aq degraduese që ata manifestojnë çdo ditë.

Lë të ndalemi për një moment e të shpjegoj se cilët janë faktorët kryesorë që e bëjnë një të ri vrasës gjakftohtë.

1. Terreni social dhe formatimi i tyre në mënyrë tē gabuar! Rritja dhe edukimi i tyre me modele klipesh me armë e vrasje ose me modele që të kesh shumë para kjo të sjell vlera në shoqëri, sepse gjithcka zgjidhet nëpermes pasurimit të pandershëm?!

2. Dhuna në familje
Shoqëria shqiptare shpesh në familje qëllon të ketë një baba autoritar e të ftohtë për të mbajtur nën “fre” djemtë e familjes. Një baba që jashtë dyerve të shtëpisë është një njeri me sjellje jo normale, që urdhëron fëmijët dhe godet bashkëshorten e tij në sy të tyre, e shpesh ndodh që kjo e fundit edhe e konsideron akoma sot e kësaj dite sjellje normale që pija dhe urdhërat janë për burrat, kjo shkakton sjellje të njëjta edhe tek me fëmijët e tyre.
Pasojat e një “stili” të tillë jetese rrënjosin ndenja negative në psikologjinë e fëmijës dhe çorientojnë formimin e personalitetit të tij e në shumë raste ata kthehen në dhunues por edhe vrasës!

3. Mungesë e theksuar shkollimi në familje dhe pamundësi të zhvillimit të inteligjencës pozitive
Rendja pas parasë e të mirave materiale e ka lënë në hije rëndësinë e arritjes së tyre nëpërmjet “punës së ndershme” siç ne shqiptarët quajmë çdo punë që arrihet nëpërmjet arritjes së një formimi të caktuar, nëpërmjet edukimit e zhvillimit të intelektit. Në një mjedis të tillë inteligjenca dhe intelekti, nuk njihet aspak si koncept dobiprurës i shoqërisë sonë, ku të rinjtë inteligjent pak hapsira gjejnë në ktë vend.

4. Abuzimi, tē qenurit i abuzuar në fëmijëri nga një i njohur, familjar, apo në ndonjë institucion tjetër ku ka kaluar fëmijëri të vështirë ndryshon tërësisht rrjedhën normale të jetës për një të ri.
Fatkeqësisht në shumicën e rasteve e kthen këtë fëmijë në një abuzues, dhunues, përdhunues e vrasës në të ardhmen.

5. Gjakmarrja. Histori të dhimbshme akoma vendi ynë ka shumë. Më i dhimbshëm është fakti se familjarë të prekur nga ky fenomen i imponojnë një të mituri ndjesinë dhe detyrimin e përdorimit të armëve dhe të marrjes së gjakut, ndryshe as dheu si tret po nuk mori “hak e gjak” per babain, vellain, xhaxhain pa e kuptuar që këtë të ri e rrite me ndjesinë e të kthyerit në “vrasës gjakftohtē” kjo kategori të miturish kthehet në vrasës të pandërgjegjshëm.

6. Varfëria: Varfëria e tejskajshme po i orienton drejt vjedhjeve e grabitjes të miturit e adoleshentët, të cilët herët a vonë do të shndërrohen në vrasës.
Lakmia për të fituar sa më shumë pa u munduar të punojnë do të sofistikojë grabitjet e tyre e do t’i detyrojë edhe të vrasin pa u menduar.

7. Përdorimi i drogave të ndryshme.
Është bërë e zakonshme që të dëgjosh edhe fëmijë 12-vjeçarë, të cilët me krenari thonë se kanë provuar hashash.
Në një kohë ku çdo drogë e mundshme qarkullon pa më të voglin problem e ku një pjesë e mirë e “shitësve të pakicës” janë të mitur, sigurisht që do t’i çojë këta fëmijë edhe në rrugën e vrasjes, qoftë për një “pazar të keq”, qoftë për të siguruar drogë për përdorim, qoftë për të “ngjitur” shkallët e karrierës kriminale.
Për fat të keq në kohët që jetojmë ka shumë të tillë!

8. Trashëgimia gjenetike:
Shumë njerëz mund edhe të mos e pranojnë si faktor gjenetikën për sjelljet kriminale, por është e vërtetë se genet e këqija të zhvilluara si pasojë e ndërthurjes së pemës gjenealogjike e faktorëve të tjerë biologjikë me faktorët socialë e mjedisorë prodhojnë vrasës e në rastin fatkeq që në fëmijëri!
9. Koncepti i “respektit”
Përgjatë viteve koncepti i “respektit” ka evoluar në kulturën e të rinjve.
Respekti në psikologjinë e tyre arrihet nëpërmjet konkurrencës me njëri-tjetrin dhe zhvillimi i psikozës së të fortit që ndërton modele të pamposhturish në ndërgjegjen e tyre.
Ideja se “respekti” është një pronë, një e drejtë ose një “ofertë” e kushtëzuar i ka shtyrë të miturit të vrasin për të mbrojtur një ndjenjë të nderit, që kurrë nuk mundën ta fitonin ose meritonin?

10. Zbatimi i dobët i ligjit dhe pamjaftueshmëria e qendrave rehabilituese për minorenët që përfshihen në përdorimin e dhunës, vjedhjes, konsumimit të hashashit apo drogave të tjera, që vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm.
Dhuna e çfarëdo forme gjatë rritjes së fëmijëve indukton në mënyrë të pandërgjegjshme mungesë tolerance ndaj të tjerëve, krijon një tendencë të vazhdueshme të fajësimit të çdokujt që ka marrëdhënie me ta për dështimet e tyre dhe rrit shkallën e mospranimit të vërtetës apo paaftësisë për të pranuar fajin?

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix10 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix10 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix10 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore10 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix10 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix10 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook