Lidhu me ne

Kryesore

Dy pyetje për Kreshnik Spahiun

Deklarata e fortë e Kreshnik Spahiut: Ja si Berisha i eleminoi 337  themelues të PD-së (FOTO) – FaxWeb

Nga Ermal Mulosmani 

Kreshnik Spahiu është një ndër avokatët më të mëdhenj të Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë. Avokatinë dhe përkushtimin e tij ndaj Ramës e shfaq për çdo ditë në studio televizive duke sharë, tallë e përqeshë përfaqësuesit Opozitarë e sidomos krerët Berisha e Basha.

Ditën e fundit para zgjedhjeve deklaroi:

“Do votoni për të mbajtur në politikë Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhi apo Edi Ramën?”

Dhe shqiptarët e dëgjuan Nikun ish-kuqezi. Votuan Ramën!

U duk se tashmë mori fund, Kresha do të qetësohej… Mirëpo jo.

Një zell e përkushtim i veçantë e ka kapë Kreshnikun këto kohë kundër Sali Berishës. Nisur nga fakti që Berisha u shpall “nongrata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Kreshniku i përmend nga tre herë në ditë burgun Berishës. Postimet e tij në rrjetet sociale janë të pandalshme, një vrundull urrejtje e ka pushtuar të tërin. E quan “të paburrë”, “gënjeshtar”, “kriminel” dhe plot parashikime që SPAK-u do e burgosë.

Pas çdo parashikimi shkruan :

“Ruajeni këtë mesazh dhe ma tregoni kur të vijë koha”!

Duke u nisur nga kjo sentencë e përsëritur e zotit Spahiu klikova emrin e tij në youtube, të shoh një herë largpamësinë e tij.

Gjeta plot video ku glorifikonte Bashën në kurriz të Ramës por nuk do merrem gjatë me ato. Do ndalem vetëm në dy momente në një intervistë të tij të vitit 2016. Këtu më duhet të theksoj se zoti Berisha i asaj kohe e kishte mbyllur ciklin e tij prej protagonisti politik, pra kishte kaluar të gjithë periudhën për të cilën akuzohet nga DASH-i dhe nga Kreshniku sot. Mirëpo atëherë Kreshniku ishte nostalgjik, i mallëngjyer, gati gati zë-dridhur kur moderatori e pyet nëse është takuar me Sali Berishën këto kohë. Ja përgjigja e Kreshnikut:

“Jo. Me Sali Berishën komunikimi i fundit ka qenë me 09 Maj të vitit 2009 dhe kam 7 vite që nuk komunikoj dhe besoj që ky është një nga avantazhet më të mëdha që ka Edi Rama. Dhe këtë ai e din shumë mirë dhe përfiton. Nëse do vinte një ditë që këta dy njerëz do i shtrëngonin dorën njëri tjetrit për të hedhur pas shumë gjëra, ai njeri nuk do zgjaste 24 orë në pushtet, Edi Rama”

Pra, Kreshniku e mban në kujtesë mesazhin e fundit të Sali Berishës në telefonin e tij siç mbajmë kujtimin e hidhur të një njeriu shumë të shtrenjtë që na ka braktisur dhe me të cilin ëndërrojmë ribashkimin. Duket e ka pa shumë herë atë mesazh përderisa e ka të ngulitur në kokë atë datë. Kaq patetik dhe qesharak e bën mallëngjimi sa deklaron : “Nëse Kreshnik Spahiu dhe Sali Berisha bëhen bashkë Edi Rama rrëzohet për 24 orë”!

Çfarë krimi ka bërë Sali Berisha nga 2016-a e deri sot që Kreshnik Spahiu nuk sheh tek ai një “burrë mbi burra që në bashkëpunim me Kreshën kuqezi do rrëzonte Edi Ramën por një kriminel që meriton burgun dhe që po mban peng PD-në”? Këtë pyetje do të doja t’ia bëja publikisht të parën.

Duke dëgjuar intervistën e Kreshnikut, pak më pas, mbeta edhe më i shokuar. Moderatori e pyet:

“A u surprizuat kur te kolegu Arjan Çani, zoti Berisha ju doli në krah ditën e arrestimit tuaj?”

 “Besoj se Sali Berisha tregoi një fisnikëri ashtu siç dhe unë kam treguar që kundërshtarët politkë i sulmoj dhe i kritikoj ashpër, jam opozitari më i fortë  kur ata janë në pushtet dhe jam njeriu më fisnik për t’i respektuar kur ata janë në Opozitë. Njerzillëku i një politikani, i një individi, shikohet në trajtimin dhe raportet që vendos me një person kur ai është në pushtet dhe kur ai është në Opozitë. Në gjithë ligjëratën politike timen, në 25 vite, kurrë nuk kam bërë Opozitën e Opozitës dhe jam treguar shumë dinjitoz që me çdo Kryeministër kam mbajtur qëndrim Opozitar. Unë mendoj që qoftë Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano e çdokush tjetër, di të vlerësojë karakterin dhe integritetin e një politikani apo Kreshnik Spahiut, kur ata janë në Opozitë dhe i ka rrëshkitë këmba dhe kur janë në pushtet. Kur janë në pushtet të gjithë janë servilë, unë të kam bërë të kundërtën. Kur janë në Opozitë të gjithë të kthejnë shpinën dhe unë kam bërë sërish të kundërtën nga të tjerët.

Pajtohemi të gjithë besoj kur themi që kjo ngjarje ishte një ngjarje e rëndë për zotin Berisha. Ndoshta më e rënda qysh nga hyrja e tij në politikë. Pra, me pak fjalë, jemi bash në momentin kur Kreshniku thotë: “Jam njeriu më fisnik për t’I respektuar kur ata janë në Opozitë”.

Pyetja ime e dytë për Kreshnikun është: Çfarë mendon për këtë deklarim mallëngjyes, moralizues për dinjitetin dhe karakterin të vitit 2016 këto ditë kur Sali Berishës i ka rrëshqitur këmba (po citoj Kreshnikun e atëhershëm)?.

Duket që jo vetëm forma por edhe përmbajtja e z. Spahiu ka ndryshuar fort qysh atëherë…

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook