Lidhu me ne

Kryesore

Pse sot, vetëm Basha mund të mbrojë (shpëtojë) PD-në?

ARTUR ZHEJI

Ndoshta e kishte parash ikuar “misionin” e tij. Ndoshta jo. Ndoshta vetëm e kishte shkruar si një libër elektoral dhe kaq.

Dhe ndoshta nuk e besonte deri në fund as edhe vetë, që do ti duhej një ditë të afërt dhe plot re të murme: “të shpëtonte Partinë Demokratike!” nga shumë lloj kthetrash.

Pikërisht ai, zoti “brishtësia” që mbijeton në xhungël, zoti “qytetaria”, që ruan vështirësisht klasin në rrumpallhanën shqiptare, pikërisht ai, i “përkëdheluri” i Doktorit, gjë e cila ka shkaktuar shumë frustacione në PD.

(Po a është faji i Bashës për këtë?! Apo mos vallë Doktori, është po aq i mençur dhe djallëzor, edhe në rastin e përzgjedhjes së Bashës, për cilësira që ai i njeh dhe të tjerët nuk i njohin?)

Lulëzim Basha pra, politikani i buzëqeshur dhe me finesë të palodhshme, ka sot një barrë të rëndë!

“Hollandezi” që nuk e prish kurrë gojën e vet, me ndyrësirat e zhargonit të fëlliqur të politikbërjes shqiptare, duhet të mbrojë sot Partinë Demokratike nga sulmi më i rreptë, që kjo parti ka pësuar ndonjëherë…

Sepse gjërat u rrokullisën në mënyrë të paparashikueshme! Amerikanët e “snajperuan” rëndë dhe ballazi Sali Berishën dhe kjo rrethanë e “dobëson” në dukje të parë Lulëzim Bashën. Nuhatur kjo rrethanë, sulmet ndaj tij janë shumëfishuar dhe janë supersponsorizuar nga Shumica në pushtet…

Ëndra legjitime e Marshallit është që pas Zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, pas Presidencës që është nën bombardim, të “fusë në dorë” edhe partinë e frikshme Opozitare, Partinë Demokratike.

Lulëzim Basha duhet të realizojë sëpaku tre detyra sipërore:

1. Të kontestojë në formë legale Zgjedhjet politike të kaluara

2. Të fitojë Zgjedhjet në PD

3. Të integrojë “rivalët” në sistemin e brendshëm drejtues të Partisë Demokratike.

Porse, në 13 Qershorin e ardhshëm, kur demokratët do të votojnë, dhe sigurisht në betejat e ardhshme politike të Opozitës, demokratët dhe tanimë edhe shumica e shqiptarëve, kanë nevojë për Lulëzim Bashën.

Pasiqë objektivisht dhe pa mëdyshje mund të them, se çdo “rival” tjetër që kërkon postin e tij (tanimë një post luftimi), do të bjerrte kohë të dobishme dhe do të krijonte dobi për Partinë Socialiste dhe jo për Partinë Demokratike, e cila do të prapsonte ndjeshëm…

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore17 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix17 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook