Lidhu me ne

Radar

Kush është Gjon’s Tears, gjeniu shqiptar që ‘turbulloi ujërat’ e Evropës

Kush është Gjon’s Tears, gjeniu shqiptar që

Ishte vetëm një 12-vjeçar që vinte nga Zvicra për të marrë pjesë në një garë talentesh në Shqipëri dhe, sapo mori mikrofonin në dorë e nisi me notat e para, të gjithë ishin të bindur se ishte gjeni dhe se e ardhmja do të ishte e suksesshme, pa asnjë diskutim.

Me babain nga Kosova dhe nënën nga Tirana (si për të na treguar gjenialitetin që ka sjellë bashkimi i dy pjesëve tona), Gjoni, një fëmijë i rrumbullakët, gati-gati naiv, shpërthente në skenë me zërin e tij brilant duke interpretuar këngë të mëdha si “Je t’aime” të Lara Fabian apo “Belle” nga “Notre Dame de Paris” në “Albanian’s Got Talent”.

Rrugëtimi sapo kishte nisur… Gjon Muharremaj, vite më vonë do të quhej Gjon’s Tears dhe ky emër, jo pa qëllim. Gjyshi i tij, një njëri me të cilin Gjoni është shumë i lidhur, qau herën e parë që dëgjoi nipin duke interpretuar këngën e Elvis Presley-t, “Can’t Help Falling In Love With You”.

Vit pas viti, brenda një 10-vjeçari, Gjoni konkurroi edhe në shumë gara të tjera muzikore, ku përfaqësoi Zvicrën, vendin nga vinte, por njëkohësisht duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët me talentin e tij të jashtëzakonshëm, e mbi të gjitha, edhe me zemrën e madhe që ka.

Ashtu siç bëri edhe në këtë Eurovizion… Djali i mirë me origjinë shqiptare bëri për vete të gjithë publikun, u vlerësua nga kritika muzikore për kompozimin më të mirë, por luftoi prej vërteti me të gjitha vendet “më të fuqishme” të Evropës deri në fund. Para se publiku të jepte verdiktin e tij final.

Votimi përfundimtar i jurisë, me 267 vota, e la Gjonin në vendin e parë, me këngën “Tout l’Univers”, duke lënë pas Francën me Barbara Pravin (e cila herë pas here s’po kuptonte kush po ia zinte “vendin e parë”), Italinë me “Maneskin”, por edhe Maltën me përfaqësuen e saj, Destiny.

Ky rezultat u përmbys pas votave të publikut, i cili dërgoi Italinë në vend të parë, Francën në vend të dytë, ndërsa Gjonin në vend të tretë. Megjithatë, siç tha edhe vetë pas çmimit të jurisë, Gjoni e mori çmimin e tij: “Unë e mora çmimin tim… Jam shumë i lumtur dhe nuk mund ta besoj të gjithë këtë ndikim që ka pasur kënga ime në publik”, – tha ai mes të tjerash duke e përcjellë çdo fjalë me buzëqeshjen e tij të ëmbël dhe me sytë e përlotur që i shkëlqenin nga gëzimi.

Aty, pak më lart tij në sallë ishin prindërit dhe gjyshi. Duke ngritur kokën drejt tyre, tha se sapo gjithçka të mbaronte, telefonata e parë do ishte drejt tyre… Pastaj do flinte gjumë….

Për të tjerat; për komentet në rrjet, për vlerësimet politike, për vendet që i dhanë vetëm 1 pikë apo ato që nuk e votuan fare, Gjoni nuk shqetësohet. Pa merakun më të vogël se mund të “provokonte”, ai bëri shqiponjën me duar pasi mori pikët maksimale nga juria shqiptare, duartrokiti çdo artist e koleg të tij në skenën e Eurovisionit, rrinte sa herë të mundte pas grupit shqiptar në prova dhe këndoi me zë shpirti nga skena e madhe evropiane.

Sepse muzika e tij nuk njeh politika, as kombësi, as ndasi. Ama, ai është talenti që turbullon ujërat e Evropës. Sepse është gjeni… Dhe për gjenitë nuk ka asnjë juri vlerësimi. /CLASS/

MË TEPËR

Kioske19 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar19 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore19 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix19 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix19 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar19 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix20 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix20 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix20 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook