Lidhu me ne

Radar

Këshilla për të lehtësuar ushqyerjen me gji menjëherë pas lindjes

Këshilla për të lehtësuar ushqyerjen me gji menjëherë pas lindjes

Ushqyerja e fëmijës suaj me gji është një rrugëtim i mrekullueshëm, por unik që do të përjetojë një nënë e re.

Disa foshnje thjesht “e  përqafojnë” dhe hidhen drejt mbi gji menjëherë pas lindjes. Të tjerëve u duhet më shumë kohë për të zënë vend. Koha më shqetësuese për nënat e reja gjidhënëse është gjatë dy javëve të para. Ato mund të përjetojnë ankth nëse fëmija është ushqyer siç duhet apo jo, a po pi foshnja sasinë e nevojshme të qumështit ose vuajnë nga dhimbja e thithave.

Kur ushqeni për herë të parë me gji një foshnjë, mund të zbuloni se thithat tuaja janë të ndjeshme dhe mund të duhen disa javë për tu mësuar me idenë që një fëmijë të ushqehet prej tyre, por ky është një shqetësim jetëshkurtër. Kur foshnja pi gji për herë të parë, ata ushqehen shpejt dhe fort, kështu që disa sekonda fillestare mund të jenë të pakëndshme, por do të qetësohen ndërsa ushqimi vazhdon. Procesi i gjidhënies nuk duhet të jetë i gjithi i dhimbshëm. Nëse është i tillë, ndërpriteni pak çaste dhe rinisni përsëri duke ndryshuar pozicion, ose duke parë çfarë nuk shkon.

Nëse merrni ndihmën dhe asistencën e duhur për gjidhënien kur jen iende në spital, do të jetë një lehtësim shumë i madh për gjithë rrugëtimin e ushqyerjes me gji.

Siguroheni që fëmija juaj të vlerësohet për lidhjen e gjuhës / buzëve. Ato nuk janë gjithmonë të dukshme për syrin dhe një gisht duhet të vendoset në gojë për t’u ndjerë për një lidhje të fshehur ose të pasme. Ndonjëherë lidhjet e gjuhës dhe buzëve nuk shkaktojnë ndonjë problem të të ushqyerit, por nëse po përjetoni dhimbje gjatë çdo ushqyerje me gji ose kafshimi të foshnjës dhe rrëshqitje pas disa sekondash, mund të jetë që lidhja e gjuhës po e kufizon foshnjën të kapë gjirin në mënyrë efektive.

Përgjigjuni shenjave të ushqyerjes së foshnjës suaj. Nëse kur zgjohen, fillojnë duke lëpirë buzët ose duke u përpjekur të thithin grushtin e tyre, ata janë gati për të pirë.

Shmangni biberonin derisa të “konsolidohet” gjidhënia pas javëve të para. Disa foshnje mund ta kenë të vështirë të kalojnë midis biberonit dhe gjirit.

Mos harroni që foshnjat nuk qajnë vetëm kur janë të uritur. Ndonjëherë ata duan rehati, janë të lodhur ose thjesht duan të jenë afër jush.

Dijeni që ushqyerja me gji për shumicën dërrmuese të grave bëhet më e lehtë me kalimin e kohës. Ju ndoshta do të zbuloni se brenda 2 muajsh mund të ushqeni me gji me një lehtësi që sot ju duket e pamundur.

Po për ju cila ka qenë këshilla më e vlefshme që keni marrë për gjidhënien?

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore18 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix18 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook