Lidhu me ne

Radar

Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse / Cili është ndryshimi midis tyre ?

Concern for Christians in the Middle East helps drive historic meeting  between Catholic, Orthodox leaders | Pew Research Center

Besojnë në të njëjtin Zot, por kanë qasje të ndryshme që te hierarkia fetare, mesha, martesa, priftërinjtë dhe vdekja. Ku dallojnë dy fetë dhe sa reale është mundësia të bashkohen?

Pashkët sapo kaluar dhe këtë vit, si Pashka Katolike ashtu edhe ajo Ortodokse, ishin në një ditë. Por përse e njëjta festë bie në ditë të ndryshme? Për një jo të krishterë, apo edhe për një të krishterë që nuk e praktikon shumë besimin, është e vështirë të kuptojë dallimin mes Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike.

Të dyja zhvillojnë ceremoni qindra vjeçare, të dyja besojnë te Perëndia dhe biri i tij Jezu Krishti, të dyja kishat kanë zhvilluar teologjinë e krishterë. Pra, kur kanë kaq shumë gjëra të përbashkëta, përse të mos bashkohen? Vitin e kaluar, Papa Françesku u takua me Patriarkun Kiril të kishës së Moskës. Diçka e tillë ka qenë e pamundur për shumë vjet. Përse?

Një pjesë e përgjigjes është sepse të dy këto institucione kanë një kujtesë të gjatë dhe ndasitë që i larguan qindra vite më parë, kanë ende shumë rëndësi. Ndarja e parë formale mes kishës së perëndimit dhe asaj të lindjes u krye në vitin 1054. Për shumë studiues, kjo ishte një ndarje gjeo-politike: Nga njëra anë u vendos kisha e grekë-folësve, ?Roma e Lindjes?, që ndryshe u njoh Bizant ndërsa perëndimi u përfaqësua nga Roma, folësit e gjuhës latine.

Tensionet u rritën në shekullin XI kur Normanët katolikë pushtuan pjesën grek-folëse të jugut të Italisë duke u imponuar rregullat latine. Patriarku i Kostandinopojës reagoi menjëherë duke ndaluar çdo ritual latin në qytetin e tij. Papa dërgoi një delegacion në Kostandinopojë për të qetësuar situatën, por shefi i këtij delegacioni, Kardinali Humbert, përjashtoi nga bisedimet stafin e Patriarkut. Ai bëri të njëjtën gjë me vizitorin. E përmbledhur, një ndër arsyet e lindjes së fesë ortodokse, ishte mendimi se katolicizmi po liberalizohej shumë si besim fetar, ndaj të krishterët duhet të kishin një besim të ri sipas udhëzimeve të vërteta hyjnore.

Prej asaj kohe, të dy fetë u ndanë përfundimisht. Dallimi i parë qëndron që te kryqi i përdorur si simbol. Katolikët kanë kryqin ku u kryqëzua Jezusi, të thjeshtë e pa konture. Nga ana tjetër, ortodoksët përdorin një kryq tjetër, që vjen pak më i harkuar në katër cepat e tij dhe me një shtesë në pjesën e sipërme.

Sot, meshat e mbajtura nga ortodoksët zgjasin deri në dy orë, ndërsa ato të katolikëve janë shumë më të shkurtra. Në rastin e Krishtlindjes, katolikët e zhvillojnë meshën në mesnatë duke pritur datën 25 dhjetor, ndërsa ortodoksët meshën e bëjnë në mëngjesin e datës 25. Priftërinjtë katolikë e kanë të ndaluar të martohen, ndërsa ata ortodoksë jo. E gjithë feja katolike ka një hierarki të përqëndruar, ku maja e pushtetit është në Vatikan. Ndryshe ndodh me ortodoksët, të cilat kanë kisha të pavarura nga njëra-tjetra. Kishat më të fuqishme ortodokse janë ato ruse, serbe dhe greke. Edhe kisha ortodokse e Shqipërisë është zyrtarisht e autonome.

Përsa i përket martesës, për ortodoksët as vdekja nuk mund të ndajë përfundimisht lidhjen mes ty bashkëshortëve. Këtë fuqi e ka vetëm Peshkopi, i cili nëpërmjet vendimit të tij mund të ndajë një martesë. Ndryshe nga ortodoksët, për katolikët lidhja martesore mbaron në momentin e vdekjes. Kujtoni frazën e famshme ?Deri sa vdekja të na ndajë.?

Ortodoksët nuk besojnë në Purgator, edhe pse i ftojnë njerëzit në lutje për shpirtin e të vdekurve. Në të vërtetë thuhet se pas vdekjes, në rrugën e tij drejt afrimit me Zotin, shpirti duhet të kalojë disa pika bllokimi. Gjatë kësaj rruge, shpirti do të takojë ata që quhen ?djaj të ajrit?, ndaj të cilëve nuk duhet të bjerë pre. Për katolikët dihet se ata besojnë se shpirti i njeriut mund të shkojë në Purgator, Parajsë apo Ferr.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook