Lidhu me ne

Radar

10 rolet kinematografike më të paguara të të gjitha kohërave

Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave artistikë më të kushtueshëm në historinë e kinemasë botërore. Secili prej atyre filmave ka pasur një buxhet prej qindra miliona dollarësh, dhe një pjesë të fitimeve i kërkojnë aktorët që luajnë në rolet kryesore.

Ja cilët janë 10 rolet më të mirë-paguara në të gjithë historinë e kinemasë:

10.Herrison Ford, “Indiana Xhon dhe Mbretëria e Kafkave të Kristalta”:65 milionë dollarë

Pak role janë më të famshëm sesa ai i aktorit amerikan Herrison Ford si arkeologu aventurier Indiana Xhons. Ford u pagua në fillim vetëm 5 milionë dollarë në filmin e parë të realizuar në vitin 1981. Por të ardhurat e mëdha që arkëtoi ky film në 4 seritë e tij, e shtuan me 65 milionë dollarë llogarinë bankare të Ford.

9.Xhoni Dep, “Liza në botën e çudirave”:68 milion dollarë

Aktori është i njohur për fitimet e mëdha për rolet e tij kryesore. Roli i tij në filmin “Pirati i Karaibeve”i dha atij një çek prej 55 milionë dollarësh. Por fitimin më të madh deri më tani, aktori e ka arritur me interpretimin në filmin për fëmijë “Liza në botën e çudirave”. Roli i Kapelebërësit të Çmendur i siguroi 68 milionë dollarë, pasi vetë filmi arkëtoi mbi 1.02 miliardë dollarë fitime.

8.Sandra Bullok, “Graviteti”:70 milionë dollarë

Kur e mori në fillim këtë rol, ajo u pagua paraprakisht 20 milionë dollarë. Por përmes një lëvizje të zgjuar, ajo arriti të merrte një fitim bazuar në suksesin e përgjithshëm të filmit. Kur ai arkëtoi mbi 723 milionë dollarë në mbarë botën, Bullok fitoi 50 milionë dollarë shtesë, më shumë sesa protagonisti tjetër në atë film Xhorxh Klunej.

7.Tom Henks, “Forrest Gamp”:70 milion dollarë

Henks fitoi çmimin si Aktori më i Mirë në Academy Awards në vitin 1995 për rolin e tij kryesor në filmin “Forrest Gamp”. Në fillim Henks ra dakord që të financonte me paratë e tij disa skena të caktuara të filmit, në këmbim të një përqindje në rastin e suksesit të filmit. Me një buxhet prej vetëm 50 milionë dollarësh, Henks fitoi më shumë sesa kostoja e gjithë filmit.

6.Robert Douni Xhunior, “Njeriu i Hekurt 3”:75 milion dollarë

Ky aktor është i njohur për shkak të njërës prej historive më të jashtëzakonshme të rikthimit në Hollivud, por edhe për njërin prej roleve të tij më të famshme në ekran, “Iron Man” (Njeriu i Hekurt). Douni pranoi të ishte protagonist në serinë e tretë për shumën75 milionë dollarë.

5.Robert Douni Xhunior, “Hakmarrësit”:75 milionë dollarë

Roli më i paguar i aktorit si ”Njeriu i hekurt”ishte edhe i fundit. Menjëherë pas daljes në kinema të serisë së tretë “Luftërat e pafundme”, Douni Xhunior njoftoi se ai do të tërhiqej nga ky rol. Dhe me këtë rol ai fitoi plot 75 milionë dollarë.

4.Tom Kruiz, “Misioni i pamundur 2”:100 milion dollarë

Kruiz u pagua 70 milionë dollarë kur buxheti në total filmit ishte 80 milionë dollarë. Por për shkak të suksesit të vazhdueshëm të kësaj serie, thuhet se Kruiz ka fituar në total mbi 389 milionë dollarë për të gjitha interpretimet e tij në seritë e filmit “Misioni i pamundur”.

3.Tom Kruiz, “Lufta e botëve”:100 milionë dollarë

Një bashkëpunim me një nga regjisorët më të famshëm në Hollivud, ky film mbetet më fitim-prurësi për Kruiz. Aktori fitoi mbi 100 milionë dollarë për rolin e tij, teksa xhirimet zgjatën 10 javë. Pra ai u pagua 10 milionë dollarë në javë, apo afro 1.4 milion dollarë në ditë.

2.Uill Smith, “Burrat me të Zeza III”:100 milion dollarë

Fitimet e këtij filmi ishin 217 milion dollarë, pra mbi dyfishin e kostos së tij prej më pak se 90 milionë dollarësh.

1.Brus Uillis, “Shqisa e gjashtë”:120 milion dollarë

Uillis u pagua vetëm 14 milionë dollarë përpara se të luante rolin e tij në filmin“Shqisa e gjashtë”. Filmi u realizua me një buxhet të përgjithshëm prej 40 milionë dollarësh, por gjeneroi 672 milionë dollarë të ardhura. Uillis e ri-negocioi kontratën e tij, duke arritur të marënjë shtesë prej 100 milionë dollarësh./

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix21 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook