Lidhu me ne

Kryesore

Këlliçi: Nuk kemi luksin të përjashtojmë asnjë demokrat. Basha privilegjoi aleatët, po të ishin demokratë do të fitonin më shumë

Këlliçi: Nuk kemi luksin të përjashtojmë asnjë

Belind Këlliçi

Kandidati fitues në zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi u shpreh se Partia Demokratike nuk ka luksin që të përjashtojë asnjë demokrat. Kështu u shpreh ai për “Report TV”, teksa u pyet në lidhje me kandidatët për kreun e PD-së dhe fatin e tyre politik në këtë parti.

“Ata janë shprehur publikisht se nuk do të tentojnë të largohen nga PD. Ata kanë thënë që projektin do të vijojnë në PD. Ky është vendim i marrë. Personalisht mendoj se ne nuk kemi mundësinë dhe luksin për të humbur asnjë demokrat”, tha Këlliçi.

Ky i fundit ka folur edhe temat që do të diskutohen në Kuvendin Kombëtar më 17 korrik. Ai tha se analiza e zgjedhjeve dhe aksioni opozitar janë dy çështjet kryesore që pritet të diskutohen.

Këlliçi shtoi se do të shikohet edhe performanca e derjtuesëve politikë, duke theksuar se secili duhet të mbajë përgjegjësinë e tij, pasi perforomanca nuk ka qenë perfekte.

Lidhur me këtë ai nënvizoi se nuk synohet “prerja e kokave”, por përmirësimi i performancës. Ai tha se analizës do t’i nënshtrohen edhe aleatët e së djathtës.

Sipas Këlliçit, nëse në vende të caktuara do të kishte kandidatë të PD-së, do të kishin një performancë më të mirë se aleatët në zgjedhje.  

“I gjithë procesi ka nisur që nga dita e nisjes së garës së brendshme në PD. Kandidatët janë hasur më pyetje të shumta me shumë problematika, djegien e mandateve, mos hyrjen në zgjedhjet lokale etj. Tashmë zyrtarisht do të nisë procesi në çdo qelizë dhe në çdo degë. Duhet parë edhe performanca e drejtuesve politikë.

Gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet, jo çdo gjë ka qenë perfekt, duhet bërë një analizë  e vërtetë. Të gjitha këto do ti bëhen të ditura Kuvendit Kombëtar që do të mbahet me 17 korrik.

Analiza e masakrës zgjedhore dhe aksioni opozitar janë çështje që do të jenë kryeteme e diskutimit në Kuvendin Kombëtar. Ne duhet të shkojmë para anëtarëve tonë për të dhënë llogari dhe për të bërë një analizë të vërtetë secili duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin dhe e gjitha kjo do të bëhet për rritjen e performancës dhe jo për prerje kokash.

Mendoj se aleatët nuk janë lënë mënjanë, kanë qenë të privilegjuarit nga ana e PD. Nëse do kishin pasur në disa vende të caktuara kandidatë të PD, do të kishin pasur një performancë shumë herë më të lartë. Procesit të analizës nuk duhet t’i nënshtrohen vetëm drejtuesit e PD-së, por edhe aleatët dhe çfarë kontributi kanë dhënë”, tha Këlliçi.

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix17 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix17 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet17 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore17 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix17 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix18 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar18 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix18 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal18 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook