Lidhu me ne

Kryesore

Rama u tall me të gjitha gratë në fushatë, Linda predikon etikë në politikë

Shkaktoi jo pak polemika gjuha që kryeministri Edi Rama përdori gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Më të rënda ishin etiketimet që ai përdori për një sërë grash të opozitës si Grida Duma, Albana Vokshi, etj.

Madje, Rama e mbrojti fort atë që kishte thënë edhe kur u pyet në studio televizive. Por, me gjuhën e Ramës nuk është dakord as bashkëshortja e tij që të paktën në publik thotë se fjalori politik nuk duhet të tejkalojë etikën.

“Për mua kalimi i kufirit etik nuk duhet të ndodhë kurrë, është përtej gjinisë, përtej politikës, profesionit dhe të gjithçkaje. Do ketë kritikën timë çdokush që do ta kalonte sado pak këtë kufi” – tha Linda Rama në një intervistë në Euronews Albania.

“Në momentin që unë kam filluar të jetoj me Edin, jam martuar me Edin në vitin 2010 dhe dihet që në atë periudhë për disa vite Edi ishte në fokus të shumë sulmeve dhe shumë akuzave të cilat në fakt, ndonjëherë merrnin dhe trajta të paimagjinueshme duke sakrifikuar, duke mos marrë parasysh as gra, as të vdekur dhe as fëmijë.

Kjo ishte klima dhe unë kisha vendosur, e dija që kisha vendosur të lidhja jetën me një njëri me vokacion shumë të qartë politik dhe ndërkohë një njeri i cili kishte pretendimin dhe ambicien për tu bërë kryeministri i Shqipërisë,” – tha Linda Rama duke e mbyllur: “ishte si një breshëri, të jetoje si në breshëri, që jo në pak raste pasohej nga një mërzi e madhe”.

“Nuk i festojmë fitoret”, këshilla e Linda Ramës për mandatin e tretë të PS-së

“Nuk i festojmë fitoret”, këshilla e Linda Ramës

Aktivistja e njohur Linda Rama dhe njëherësh bashkëshortja e kryeministrit të vendit në studion e “Ilva Now” komentoi si e përjetoi fitoren e mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

“Provon një sens lehtësie, ndjehesh më e lehtësuar dhe ndjehesh e energjizuar. Është shumë i rëndësishëm për të çuar përpara një agjendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm”, tha znj. Rama.

Përballë gazetares Ilva Tare, Rama tha se fitoret në politikë nuk i kanë festuar asnjëherë në familje.

“Nga ana tjetër, doja të thoja këtë gjë që ne asnjë fitore të Edit, se janë disa fitore, janë gjithmonë fitore në një farë mënyre, të paktën për sa kohë unë jetoj me të, ne nuk e festojmë. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit, sepse fitoret e partive në zgjedhje, nuk janë si fitore në sport, që ti je në një kampionat sporti, je më i miri, fiton një kupë, kupa është aty, është e pakontestueshme, e ke për gjithë jetën dhe i gëzohesh asaj kupe. Në politikë nuk është kështu. Në politikë, një fitore është thjesht një privilegj i madh dhe një mundësi e madhe për të vijuar për të bërë punë. Dhe ndërsa ti bën gjithë këto punët në vijim, është një stres i përditshëm dhe është një konfirmim që ti e kërkon që ta marrësh çdo ditë dhe çdo ditë të punës tënde”, shtoi Rama.

Gjatë intervistës ekskluzive në Euronews Albania, znj. Rama nuk kurseu këshillat dhe sugjerimet për mënyrën se si duhet ta drejtojë Rama vendin në mandatin e tretë, ndërsa tha se Shqipëria ka nevojë për zhvillim cilësor dhe standarde të reja.

“Edi thotë që mandati i tretë s’duhet t’i ngjajë dy mandateve të para. Biem dakord për këtë dhe kur hapet ndonjë aspekt më konkret fillojmë flasim. Por ajo që do të thoja unë se si do ta organizojnë këtë mandat është çështje e Partisë Socialiste dhe e Edit. Por, ajo që do të thoja unë është që Shqipëria ka arritur në pikën që ka nevojë për zhvillim cilësor dhe për standard. Ky duhet të jetë fokusi dhe mendoj që Shqipëria nuk ka më kohë që të presë që cilësia dhe standardi të jenë kryefjala e çdolloj gjëje që i ofrohet”, theksoi ajo.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook