Lidhu me ne

Aktualitet

Qeveria shton 92 milionë euro borxhe për shqiptarët

Qeveria shton 92 milionë euro borxhe për shqiptarët

Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë deficitin buxhetor të këtij viti duke i ngarkuar qytetarëve edhe 92 milionë euro borxhe për një total prej 1 miliardë eurosh, bëhet e ditur nga një projektligj për akt normativ i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Qeveria thotë në relacion se ka nevojë të rrisë deficitin buxhetor dhe borxhin publik nga niveli sakaq i lartë për shkak të disa shpenzimeve të ngutshme, përfshirë blerjen e dronëve të prodhimit turk nga Ministria e Mbrojtjes si dhe investime të ndryshme, përfshirë investime për projektin e quajtur “Unaza e Madhe e Tiranës”, përfshirë projektet aktuale të shumëdebatueshme për shkak të kostove të stërmëdha si dhe investime shtesë për ujësjellës.

Të gjitha këto shpenzime do të financohen me borxh publik pasi qeveria nuk parashikon ndonjë rritje në të ardhura.

“Ndryshimet e propozuara përmes këtij akti normativ nuk prekin treguesit e të ardhurave, buxhetore të cilët nuk kanë pësuar ndryshime,” thuhet në relacion.

“…rritja e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore në masën 11.8 miliardë lekë, rrit në të njëjtën masë edhe deficitin buxhetor të planifikuar për vitin 2021,” shkruhet më tej në relacion.

Qeveria ka në plan të paguajë 1 miliardë lekë armatime në Turqi në një projekt të deklaruar si “prioritar”.

Sipas relacionit, synohet të financohet “projekti prioritar i Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me dronë në vlerë 1 miliardë lekë, në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.”

Nuk ka të dhëna mbi cilësitë dhe kapacitetet e dronëve në fjalë dhe as për markën, por ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar fabrikën e kompanisë turke Bayraktar, e cila prodhon dronë të llojeve të ndryshme.

Në listën e shpenzimeve me borxh janë edhe 900 milionë lekë për t’iu transferuar Bashkisë Tiranë për projektin e Teatrit Kombëtar. Vetë Bashkia Tiranë dhe qeveria këmbëngulën për vite me rradhë se duhej të jepnin një koncesion për një kompani private pasi nuk kishin para për të financuar ndërtimin e një teatri të ri, gjë për të cilën dukshëm kanë ndryshuar plan.

Relacioni i Këshillit të Ministrave nuk është shumë i detajuar sa i përket pjesës tjetër të parave. Rreth 3 miliardë lekë (25 milionë euro) deklarohet se do të shpenzohen “për projektet në vazhdim, të programeve të zhvillimit,” pa shpjeguar se çfarë janë këto programe zhvillimi ndërsa 4.8 miliardë lekë do të shpenzohen për Unazën Veriore të Tiranës si dhe për “projektet aktuale Unazës së Tiranës, të cilat kanë avancuar me punimet mbi planin buxhetor të miratuar për vitin buxhetor 2021.”

Aktualisht janë tre projekte mbikalimesh në zbatim në Unazën e Madhe të Tiranës, ku përfshihet sistemi i mbikalimit në vendin e quajtur “Shqiponja”.

Rreth 1 miliardë lekë do t’i jepen shtesë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për diçka që relacioni e përshkruan si “financimi i nevojave për mirëmbajtjen e sistemeve IT.”

Në total, deficiti buxhetor i këtij viti pritet të arrijë në afro 1 miliardë euro, të cilat janë borxhe që qytetarët shqiptarë do të duhet t’i paguajnë gjatë dekadave të ardhshme. Reporter.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook