Lidhu me ne

Kryesore

Në Shqipëri nuk ka dënime për të inkriminuarit. Ky është shkaku kryesor. Domethënë, krimi nuk ka frikë nga shteti.

Spartak Ngjela

Krimi trondit vendin/ Ngjela del me deklaratën e fortë: Mos u hallakatni kot drejt policisë

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë lidhur me ngjarjet  kriminale që tronditën vendin ditët e fundit.

Ngjela rendit arsyet qe cojnë në këtë situatë, ndërsa shkruan se kriminaliteti i sotëm shqiptar është vepër e korrupsionit të prokurorisë dhe gjykatës së korruptuar, ndërsa shteti është ai që drejton.

“Mos u hallakatni kot drejt policisë për kriminalitetin e lartë në Shqipëri.

Policia e zbulon krimin pasi ai është kryer.

Në Shqipëri nuk ka dënime për të inkriminuarit. Ky është shkaku kryesor. Domethënë, krimi nuk ka frikë nga shteti.

Shteti është forcë goditëse kundër krimit, kur mungon kjo forcë, shtetin e drejton krimi.

Kriminaliteti i sotëm shqiptar është vepër e korrupsionit të prokurorisë dhe gjykatës së korruptuar.

Po policia kriminalë? Ka abuzim edhe kjo, por nuk është elementi dominues.

Elementi dominues, i parë, është prokuroria dhe policia gjyqësore e korruptuar.

Pastaj vjen gjykata e korruptuar, që liron ose jep dënime qesharake për krimin me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Shqipëri.

Por, edhe korrupsioni i lartë qeveritar është në këtë valle, se, edhe ai me krimin punon.

Kur krimi e sheh se i shpëton ndëshkimit me para, rrit krimin si akt që të fitojë sa më shumë para. Dhe nuk ka frikë…

Ja, kjo është gjendja në Shqipërinë e sotme dhe në atë që ka qenë, që nga viti 1992.

Po koshienca dhe psikika kriminale e shoqërisë shqiptare, në çfarë niveli është?

Për këtë do flasim, kur ta analizojmë krimin në Shqipëri me arsyen shkencore të kriminalogjsë moderne..”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook