Lidhu me ne

Kioske

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike.

Shumë keq po dalin sondazhet për Partinë Demokratike. 

Shumë keq i dalin sondazhet, por Berisha e ka gjetur justifikimin e vijueshëm: manipulimi i votave.

Ja, këtë do thotë sërish.

Turp historik, që nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Po mirë ky, po pse rrinë duar lidhur krerët e Partisë Demokratike? Ata nuk kanë forcë politike, kjo kuptohet: ata janë skllevër të Saliut.

Po në muajin maj çfarë do të dëgjojmë?

Komedinë Berisha sërish do të dëgjojmë: Rama më manipuloi zgjedhjet.

Dhe këtë Saliu e përdor si kartë morale, që të mos lërë askënd që t’i thotë atij: “Ne u mundëm se ti nuk di të drejtosh dhe ty të urrejnë shumica e shqiptarëve”.

Por, vjedhja e votave ose manipulimi i tyre është e pranueshme një herë, dy. Por, çështë ky “burrë shteti”, të cilit ia manipulojnë votat dhe vetë nuk ka fare faj që nuk ishte i aftë që t’i mbronte ato!

Po sondazhet që bëjnë ndërkombëtarët? Ato e nxjerrin Saliun 13 pikë më mbrapa.

Po Saliu?

Ai do të thotë m’i vodhën.

Shumë mirë.

Dhe koha ikën. Dhe Saliu humbet.

Po demokratët çfarë thonë? Asgjë. Ata heshtin dhe përsërisin përrallat e Saliut. Prandaj dhe Berisha, nuk humbet edhe për ta, sepse ai vidhet nga Partia Socialiste. Dhe dihet tani që ky është justifikimi që ka gjetur Saliu në vijueshmërinë e humbjeve të tij elektorale, njëra pas tjetrës: manipulimi i votave.

Turp historik, që nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike.

Po në muajin maj çfarë do të dëgjojmë?

Komedinë Berisha sërish: Rama manipuloi zgjedhjet.

Dhe këtë Saliu e di kartë morale, se gënjeshtrën ai e di krijim intelektiv, sado e trashë që të jetë ajo. Por vjedhja është e pranueshme një herë, dy, prandaj, ç’është ky “burrë shteti”, të cilit i manipulojnë votat në çdo zgjedhje elektorale dhe vetë ai nuk ka faj!

Por sondazhet që bëjnë ndërkombëtarët? Ato e nxjerrin Saliun 13 pikë më mbrapa.

Po Saliu?

Ai do të thotë sërish, më vodhën.

Shumë mirë.

Dhe koha ikën. Dhe Saliu humbet.

Po demokratët, nuk e kuptojnë që në Shqipëri nuk mund t’i fitojë dot zgjedhjet një parti kryetari i së cilës është nongrata në Amerikë?

Ata mund ta kuptojnë, por janë edhe ata të kredhur tërësisht te gënjeshtra qesharake e Saliut, të cilën bëjnë sikur e besojnë.

Ja kjo është situata e majit që po na vjen. Asgjë të re nuk do të kemi: sërish do të shohim humbjen e Sali Berishës, dhe fjalimin e Saliut nga pllaka e tij, tashmë e vjetër, e gramafonit, duke sokëllitur: “më manipuluan zgjedhjet”.

MË TEPËR

Kioske58 minuta më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore2 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar3 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix4 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar4 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar6 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix6 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore7 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix7 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook