Lidhu me ne

Kritike

Asgjë për demokracinë nga fronti i Perëndimit

Nga Andi Bushati

Lapsi.al ka botuar një artikull të gjatë, ku i bëhej përmbledhje një dossier-i të gazetës franceze Liberation, lidhur me shqetësimin e rritjes së tendencave autoritare që po vihen re, si brenda vendeve që tashmë janë anëtarë të BE-së, po ashtu dhe atyre të Ballkanit perendimor, që po mëtojnë të bëhen pjesë.

Shkrimi që merrte shkas nga kryesimi i unionit për gjashtë muaj nga kryeministri slloven, Janezh Jansa, demokrati iliberal i konsideruar nga kundërshtarët e tij si Putini i Ballkanit, e gjente zgjidhjen e kësaj situate – të paimagjinueshme vetëm tre dekada pas rënies së komunizmit – tek një rrugë sui generis: duke frenuar shtimin e BE me me vende që mund ti ngjajnë Hungarisë, Polonisë apo Sllovenisë së sotme.

Lajmi i keq këtu nuk ishte ai me të cilin po imunizohemi përmes një vaksinimi të ngadaltë, pra ai se perspektiva e anëtarësimit po na largohet përditë e më shumë. As vendi shqetësues që zinim në indeksin e parametrave demokratikë duke u renditur pak më poshtë se Serbia e autokratit Aleksandar Vuçiç.

Problemi që prekej ka të bëjë me një ide fataliste me të cilën po mësohemi, atë se Europa nuk e ka më ilaçin për të kuruar rrëshkitjen drejt autoritarizmave.

Kur 30 vite më parë pjesa e saj lindore hodhi pas krahëve periudhën komuniste, fundi i historisë dukej i shkruar. Bashkë me thirrjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” edhe të rinjtë shqiptarë mendonin se nuk kishte alternativë tjetër përpos kapitalizmit, ekonomisë së tregut dhe demokracisë liberale.

E mbrujtur me idenë se do të bënim përpara duke kopjuar kalk atë që na servirej nga perëndimi edhe klasa politike shqiptare kultivoi një lloj përtacie në betejën për demokraci. Zgjidhja gjithmonë kërkohej nga jashtë. Bëhej ’97-a dhe priteshin trupat Alba, vidheshin zgjedhjet dhe shpëtimi kërkohej në Bruksel, kapet reforma në drejtësi dhe sytë kthehen nga EUURALIUS.

Por, ndërkohë që ne vazhduam të sillemi si fëmija që pret ta ushqejnë më të mëdhenjtë, në Europë gjërat filluan të ndryshojnë. Në ish botën lindore, në Hungari, Poloni, Çeki nisën të instalohen regjimet iliberale, që nuk respektonin mediat dhe pavarësinë e drejtësisë, që shkelnin të drejtat e komuniteteve minoritare dhe propogandonin vlera të tjera nga ato të shteteve themeluese.

Është e vështirë sot të parashikosh nëse do të vazhdonin të qëndronin në pushtet në Ballkan autokratë si Vuçiçi, Rama apo Gjukanoviçi, nëse vende të BE nuk do të drejtoheshin nga Orbani, vëllezërtit Kazinski apo Janesh Janza në Slloveni.

Krisja e modelit të demokracisë liberale brenda unionit e shndërroi në të pamundur edhe eksportimin e të njëjtës gjë në shtete që duan të bëhen pjesë e tij. Tani për demokracitë e rrezikuara të Ballkanit Perendimor nuk mund ta presin më shpëtimin nga Europa. Ajo nuk e ka për gjë të durojë nënshtrimin që po i bën një ish ministër i Millosheviçit Serbisë së sotme dhe shndërimit në pronë familjare të Malit të Zi nga Gjukanoviçi.

Në këto kushte, kur Shqipëria lëngon nën thundrën e një bande që e grabit me insistim duke i hequr edhe mundësinë që të hakmerret me votë ndaj kësaj padrejtësie, qytetarët janë dyfish të pashppresë. Nga njëra anë ata janë peng i një opozite të kapur, pa forcë, pa ideale dhe pa ide. Ndërsa për herë të parë në këto 30 vjet, ata po humbin shpresën tek fuqia korigjuese që ushtronte Europa.

Ditë më të mirë se kjo për regjimin që ka instaluar Edi Rama nuk mund të ketë. Forcimini autoritarizmit të tij po shoqërohet me zbehjen e vlerave të BE-së, e cila ngaqë nuk ka dot forcën të korigjojë vetveten si zgjidhjen e vetme për ne ka gjetur të na mbajë larg vëmendjes.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook