Lidhu me ne

Radar

Një dramë e kohëve moderne, pse të gjithë mezi po e presin serialin $NOB?

Prej kohësh në rrjetet e saj sociale, Anabel ka njoftuar për nisjen e prodhimit të një seriali të ri televiziv $NOB. Seriali është një prej prodhimeve më të mëdha kinematografike të post-komunizmit në Shqipëri, me një kast aktorësh të rinj që do të sjellin një frymë të re aktrimi në kinemanë shqiptare dhe një tjetër kast me aktorë të njohur te teatrit dhe filmit shqip.

Seriali është një dramë e kohëve moderne që trajton hendekun e thellë midis të pasurve dhe të varfërve në Shqipërinë e këtyre viteve dhe problemet personale të fëmijëve të dy klasave, pasojë e vendimmarrjeve të gabuara të prindërve të tyre dhe tranzicionit të gjatë.

“Përzgjedhja e kastit ka qenë shumë e kujdesshme. Kemi konsideruar dhe rikonsideruar shumë aktorë. Kemi bërë kërkime si për aktorë në Shqipëri ashtu edhe për aktorë shqiptarë që jetojnë jashtë. 90% e kastit vijnë me eksperienca të mëparshme aktrimi, kurse të tjerë të rinj që kanë role kyçe, u janë nështruar disa audicioneve dhe rreth një viti trajnimi të përjavshëm me pedagogë të Akademisë, për të arritur në performancën që ne kërkojmë,” tregon për Anabel, Ols Abazi, bashkë-producent dhe bashkë-themelues i “Nilor Film”, kompania kinematografike e cila është partnere në këtë produksion me “Anabel Entertainment”.

Ketjona Pecnikaj, Gent Disha, Olta Beqiri, Todi Kasemi, Megli Haskaj, Brarend Akçiu, Altea Lazaj, Elios Shuli, Iva Çuni, Josif Sina, janë pjesë e kastit të të rinjve, më të cilët audienca përballet fillimisht në dy episodet e para. Më pas, në ngjarje hyjnë prindërit dhe njerëz të tjerë të cilët, ndryshojnë rrjedhën e historisë.

“Ka qenë një kënaqësi për ne që të kemi në kast, Eva Alikaj, një prej aktoreve absolutisht më të mira në historinë e kinemasë shqiptare. Një tjetër emër i paharruar për të gjithë adhuruesit e serialit “Njerëz dhe Fate”, Eni Jani është pjesë e ekipit me një rol shumë interesant, tërësisht jashtë natyrës së saj, por që premton të jetë një rol shumë përfshirës,” vazhdon Abazi.

Një prej roleve mashkullore protagoniste në këtë serial, i është besuar një aktori jo shumë të njohur për Shqipërinë, por me një eksperiencë të gjatë aktrimi në Britaninë e Madhe. Dritan Kastrati, sapo ka mbyllur një serial në Netflix dhe për momentin është në Tiranë duke filmuar për $NOB.

“Dritani për ne ka qenë bingo. Që në momentin e parë kur bëmë një audicion në kamera, të jemi të sinqertë u mahnitëm. Madje skenaristja Dalina Buzi na tha që gati kishte imagjinuar këtë portret e sjellje kur e kishte vizatuar personazhin që interpretohet nga Dritani. Është një aktor brilant dhe jam i sigurt që Shqipëria do të dashurohet pas tij.”

“Aleks Seitaj, aktori i njohur shqiptar i kinemasë dhe i skenës së “Portokalli” në $NOB ka pësuar një shndërrim të jashtëzakonshëm. Ai ka bashkëpunuar edhe më parë me Anabel Entertainment në një rol episodik në serialin web “#Love#Likes#Tirana”, por “ky rol i jep mundësi Seitajt të shfaqë një dramaticitet shumë pak të njohur nga publiku shqiptar. Është një rol shumë sfidues dhe ai është tmerrësisht i talentuar në punën e tij”- tregon Ols Abazi.

Indrit Çobani, një prej aktorëve më të mirë të brezit të tij, kryesisht i njohur me role protagoniste në Teatrin Kombëtar, është një tjetër emër që i është shtuar kastit “me një rol që në dukje duket dytësor, por ka një zhvillim fantastik dhe askush nuk mund ta bënte më mirë se ai, mendoj unë” shpjegon Abazi.

Siç tregon bashkë-producenti, për këtë serial, “ne nuk po peshkonim emra, vetëm sepse duhen emra që të shesin filmin. Funksionon edhe kjo mënyrë, por për ne, i rëndësishëm ishte brumi (skenari) dhe se si mund ta rrëfejmë sa më mirë këtë histori me një aktrim solid dhe me një produksion të niveleve ndërkombëtare. Ndaj kur bënim kërkimet tona, donim të kishim aktorë sa më natyralë dhe që t’i jepnin jetë e ta bënin sa më të besueshëm rolin e tyre.

Të tjerë emra të njohur që i janë bashkangjitur $NOB janë Myzafer Ziflaj (Gjoleka, Biri i Abazit, Amaneti etj), Romir Zalla, një prej aktorëve më të kërkuar aktualisht në kinema dhe TV, aktorja e njohur dhe pedagogia në Akademinë e Arteve Violeta Trebicka (Amaneti, Fqinjët), Roerd Toçe (Pikaso dhe Anshtajn në një bar në Paris), Piro Qirjo (Të paftuarit) i cili rikthehet pas një mungese të gjatë në kinema, Sokol Angjeli (Amaneti, Kur xhirohej një film, Një baba tepër), Artan Islami (Shqiptari, Amnestia) etj.

“Janë rreth 200 aktorë e figurantë pjesë e sezonit të parë, por nuk kemi mbaruar me kaq. Ka edhe aktorë të tjerë që do të shtohen dhe disa role episodike të ketij sezoni do të zhvillohen në sezonet e ardhshme. E rëndësishme është që deri tani, ekziston një frymë e shkëlqyer bashkëpunimi, një kimi e jashtëzakonshme mes aktorëve dhe një natyralitet në aktrim. Madje komplimenti më i mirë që kemi marrë pas dy episodeve të para pilote ka qënë “Shqip është ky serial?” sepse për nga cilësia, rrjedhshmëria e dialogut, ndërtimit të ngjarjes ne jemi munduar ta përafrojmë me të gjithë parametrat ndërkombëtarë të serialeve botërore aktuale,” thotë Abazi.https://www.instagram.com/p/CCYw12VnGTa/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=810&rd=https%3A%2F%2Fwww.classlifestyle.com&rp=%2Fnews%2F49849%2Fnje-drame-e-koheve-moderne-pse-te-gjithe-mezi-po-e-presin-serialin-nob%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A995.1999999992549%2C%22ls%22%3A270.69999999925494%2C%22le%22%3A271.40000000037253%7D

Sezoni i parë i $NOB, krijuar dhe me skenar nga Dalina Buzi, regji të Redi Trenit dhe me drejtor fotografie Latif Hasollin, ka 10 episode nga 1 orë secila. Ende nuk është bërë publike data dhe vendi i transmetimit.

“Jemi pothuajse në mbyllje të bisedimeve dhe sapo të finalizojmë kontratën, do t’jua njoftojmë se kur dhe ku do të transmetohet. Për momentin po vazhdojmë xhirimet dhe jemi të kënaqur me çfarë po shohim në terren. Natyrisht, publiku do të vendosë vulën, por nga testimet e deritanishme, mendoj që jemi në rrugë të mbarë. Besoj se $NOB do të rihyjë në fjalorin e të përditshmes, si vetë historia e këtij seriali” përfundon Abazi.

Burimi: Anabel

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix2 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix2 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix2 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix2 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix2 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix2 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix2 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix2 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix2 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook