Lidhu me ne

Temporal

Abazoviç: Ku ndryshoj nga Albin Kurti, mendimi im për Ramën dhe Shengenin Ballkanik

Abazoviç: Ku ndryshoj nga Albin Kurti, mendimi im për Ramën dhe

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka kritikuar Shqipërinë, pasi sipas tij duhet të jetë më e pranishme dhe të interesohet më shumë për çështjet e shqiptarëve në këtë shtet.

Në një intervistë për “ABC”, Abazoviç tregon ndër të tjera vizionin që ai ka për të ardhmen e rajonit, por edhe për marrëdhëniet që ka me liderët shqiptarë Edi Rama dhe Albin Kurti.

“Shqipëria është e pranishme, por ekziston një mundësi për të qenë shumë më e pranishme se është. Në kohën e kaluar nuk pata mundësi për ta dhënë mendimin tim personal si politikan. Kam qene i frustruar me mosinteresimin e Shqipërisë për çështjet në Mal të Zi, ose ai interesim ka qenë shumë i vogël. Dua me konstatu se në vitet e fundit ka fillu me ndrru ajo çështje dhe e shoh se ekziston një interesim më i madh,” shprehet zv/kryeministri i Malit të Zi ndërsa thekson se së shpejti do të vizitojë edhe Tiranën.

Ndërsa thotë se dy vendet duhet të jenë më mirë të lidhura me infrastrukturë, Abazoviç shpjegon se nëse krijohen kushtet në Ulqin, atëherë edhe vizitorët do të shtohen.

Ne duhet të lidhemi më mirë, me infrastrukturë. Sidomos Ulqini me Shkodrën. Ne duam që të të krijojmë kushte, dhe jam i sigurt që njerëzit që kanë para dhe janë nga Shqipëria kanë me ardh në Ulqin.”

Abazoviç u shpreh se dialogun Kosovë-Serbi e përkrah maksimalisht. Sipas tij, pa njohje të ndërsjellë mes dy shteteve, nuk mund të ketë një zgjidhje të ngërçit.

E përkrahamin maksimalisht dialogun, ne mendojmë që jashtë asaj nuk mund të gjendet zgjidhje. Dihet si ka me përfundu. Pa njohjen e dy shteteve, ky problem nuk mundet me u zgjidh. Maksimalisht, qeveria e Malit të Zi, unë personalisht, dhe të gjithë anëtarët e qeverisë, jemi që të dyja palët ta zgjidhin në mënyrë sa më demokratike…dhe të kemi një ardhmëri shumë më paqësore…”

Ndërsa, i pyetur për të përbashkëtat dhe ndryshimet që politikat e tij kanë me ato të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Abazoviç tregoi se diferencat lindin kryesisht nga rrethanat e ndryshme të dy shteteve.

Siç shpjegon vetë, politikat e tij kanë një frymë më evropiane krahasuar me ato të liderit të Kosovës.

“Kam një repsekt të jashtëzakonshëm për Kurtin. Ndoshta i kena pak politikat ndryshe. Politika ime është ma shumë e frymëzume në mënyrë evropiane. Nuk them se politika e Kurtit nuk është frymëzuar në atë drejtim. Por besoj se çështjet në Kosovë nuk janë njësoj si nga Mali i Zi dhe besoj se kjo ka ndikuar shumë në percepsionin e politikës. Mund të them që raportet me qeverinë e Kosovës, tani për tani i kemi shumë të mira. Pres shumë shpejt që të vizitoj Prishtinën. Shpresoj që edhe ata do ta japin një frymë të re atje.

Kurse, për Edi Ramën, Dritan Abazoviç tha se nuk e shqetëson fakti që ai përkrahu kolegun e tij Milo Gjukanoviç në zgjedhje. Ai beson që kreu i qeverisë në Shqipëri  do të bëjë zgjedhjet e duhura në zgjedhjen e ministrave këtë mandat të tretë.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi theksoi se qeveria e tij është e gatshme për raporte të mira me vendin tonë dhe se pavarësisht diferencave, çështjet madhore si ato të rajonit, i shohin njëlloj.

Nuk kam problem që ai (Edi Rama) ka vendosur që të përkrahë kolegun e tij në Malin e Zi. I uroj sukses, shpresoj se qeveria e re do të jetë më e suksesshme se më herët. Besoj se Rama do të bëjë zgjedhjen e mirë të ministrav, të bëjë me siguri një fresik.

Sa na përket ne, ne jemi të gatshëm të për raporte të mira, për bashkëpunim… pa marrë parasysh që ndoshta ndonjë gjë nuk e shohim njëlloj, gjërat strategjike për rajonin i shohim fare njëjtë.”

Por cilin nga modelet e sugjeruara për mini-shengenin ballkanik mbështet Dritan Abazoviç?

“Unë jam për çdo model që tregon se bashkëpunimi mund të jetë më aktiv se ç’është tani. Të gjitha modalitetet e kanë një gjë të përbashkët, që  si shtetet ballkanike të funksionojnë më mirë,” thotë ai.

Numri dy i qeverisë në Malin e Zi theksoi se i duket jashtë logjike që disa liderë bëjnë kritika për minishengenin, sipas tij, çdo gje që ndihmon bashkëpunimin mes shteteve është gjë e mirë.

Nuk kam qejf kur dikush jep kritika që janë pak jashtë logjike, kur thonë që nuk është i mirë mini-shengeni…çdo gjë që shkon në bashkëpunim është e mirë, çdo gjë që con në shkatërrim të marrëdhënieve është e dobët…Institucionalizimi, ajo kishte qenë ëndrra ime, këto shtete ta rrisin nivelin, të thyen barrierat dhe ta shohin situatën ku nuk shihen kufijtë. Unë jam kundër ndryshimeve të kufijve por jam që kufijtë të jetë të padukshëm. Edhe mobiliteti të jetë pa limit.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook