Lidhu me ne

Radar

Cila është arritja jote më e madhe në jetë? Ja si përgjigjen shqiptarët

The areas in Tirana, known only by locals

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë.

Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë. Rezultatet dolën nga Barometri i Ballkanit 2021 që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Pyetjes “Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për të bërë në jetë?”, shqiptarët në shumicë zgjodhën si më të rëndësishëm arsimin, pasi 82 për qind të anketuarve vlerësuan si arritjen më të madhe. Kjo zgjedhje ishte me larta se, në shtete e tjera të Ballkanit.

Për shembull vetëm 54 për qind e boshnjakeve e konsideruan më të rëndësishmin arsimin si arritje në jetë, 54 % e maqedonasve, 60 për qind e Malazezëve dhe 45 % e Serbëve.

Ndërsa 54 % e shqiptarëve në Kosovë e vlerësuan si arsimin si zgjedhje të rëndësishme në jetë.

Si arritja e dytë më e rëndësishme në jetë për shqiptarët është puna. 69 për qind e të anketuarve e kanë zgjedhur punën si arritjen e dytë më të madhe në jetë, përqindja më e lartë rajonale.

58% e boshnjakëve e shohin punën si arritjen më të madhe në jetë duke e vënë edhe para arsimit. 51 për qind e maqedonasve e konsideruan punën si arritjen e dytë më të madhe në jetë. 60 % e malazezëve e konsideruan punën po aq të rëndësishme sa arsimi, ndërsa Serbët e konsideruan punën si arritje në jetë më të rëndësishme se arsimin.

Ndryshe nga rajoni Maqedonasit dhe Serbët shohin si arritje më të madhe në jetë, njohjen e njerëzve të duhur, që anashkalon arsimin dhe punën.

58% e popullsisë në Rajon mendon se me një arsim të mirë dhe një punë sigurohet një e ardhme e mirë.

Ndërsa 38% i gjejnë kualifikimet e punës dhe arsimin si parakushtet kryesore për të gjetur një punë të mirë. 54% pretendojnë se njohja e njerëzve të duhur është e rëndësishme për një të ardhme të ndritshme, ndërsa më shumë se një e treta e popullsisë në Ballkan mendojnë se, fati do ti çojë përpara në jetë.

Ndërsa papunësia vazhdon të mbetet një sfidë në të gjithë rajonin, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, ka një numër në rritje të njerëzve, të cilët mendojnë se arsimi dhe puna janë parakushtet kryesore për të ecur përpara në jetë.

Ndërkohë më shumë se gjysma e të rinjve në Ballkan konsiderojnë si çështjen më të rëndësishme në jetë punësimin. Gjetja e një pune është shqetësimin më i madh për 62% te të anketuarve në moshat e reja.

Kriza COVID-19 shkaktoi humbjen e mijëra vendeve të punës në më pak se një vit. Meqenëse rinia përbën 21.27% të të gjithë popullsisë së Ballkanit Perëndimor, shqetësimi i të rinjve duhet të merret si një thirrje urgjente për qeveritë që të angazhohen në mënyrë aktive në politikat dhe masat e punësimit, sugjeron RCC./ Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook