Lidhu me ne

Radar

Është e vështirë të jesh Lefter! (Këngë për Lefter Çipën)

Lefter Çipa, mjeshtri i Madh i poezisë popullore | Gazeta Dita

Qenë dy dete që këndonin,

natë e ditë në Bregun tonë,

njeri ishte Lefter Çipa,

tjetri ishte Deti Jon!

Lefteri-ky mal i lartë,

qe dashuruar me valët,

me një të florinjtë daltë,

për merak i gdhëndi fjalët!

Burri i vogël madhështor,

kishte një prerje gjeniu,

çdo gjë që prekte me dorë,

kthehej në këngë vetiu!

Poetë e rapsodë pafund,

Labëria jonë jehonte,

po unë vetëm Lefter Çipës,

i hapja rrugë të kalonte!

Po i njëjti fat na pret,

edhe dita na është prerë,

s’është vështirë të jesh poet,

vështirë është të jesh Lefter!

Jetuam kohë të vështira,

një jetë pa fat e bujari,

po bëmë këngë aq të mirë,

sa më nuk do t’i bëjë njeri!

E mor i shtrenjti Lefter Çipa,

për ty vajton e këndon Duka,

në melodi ishe si kripa,

në vargje ishe porsi buka!

Nuk do habitem që një ditë,

që ti të ngrihesh të këndosh,

do ngrihesh porsi Perënditë,

nga gjumi i vdekjes do na zgjosh!

Ka dalë një strofë nga dora tënde,

nga më të bukurat në Botë,

sa herë atë e sjell në mëndje,

nga malli yt mbytem në lotë!

.”O bukuroshe si një ngjalë,

nga ty u shtang deti me valë,

tha sikur të isha djalë,

nuk të lija pa të marrë!.”

Sa herë ato i sjell në mëndje,

bëhem xheloz me të vërtetë,

me vete them për këngën tënde,

ah-ta kisha shkruar vetë!

O burrë i vogël madhështor,

ngrihu-ndriço me rreze drite,

me atë të artë dorë,

një monument vetes i ngrite!

A.DUKA

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook