Radar
Italianët e bëjnë stërvitjen me këngën e famshme të Raffaella Carrà
Pak para ndeshjes gjysmëfinale Itali-Spanjë, Federata e Futbollit kërkoi lejen e UEFA-së për t`u stërvitur në stadium nën melodinë e këngës së famshme të ikonës italiane Raffaella Carrà.
“A far l`amore comincia tu” titullohet kënga që po dëgjohet në Wembley.
Raffaella u nda nga jeta dje, në moshën 78 vjecare pas një sëmundje që e kishte mbajtur sekret prej gjithkujt.