Aktualitet
Rrëmbeu 12-vjeçarin dhe e nxorri të lypte në Sarandë, arrestohet Bukuroshe Muharremi
– Bukuroshe Muharremi, 50 vjeçe, banuese në Sarandë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka rrëmbyer katër ditë më parë të miturin Ronaldo Tanushi dhe e ka përdorur për të lypur. Mësohet se Muharremi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.
Ajo tashmë ndodhet pas hekurave, ndërsa i mituri është dërguar shëndoshë e mirë pranë familjes së tij që e kërkonte me dëshpërim prej tre ditësh. Tanushi u bashkua me prindërit një ditë më parë.