Lidhu me ne

Temporal

Politika përsëri në normalitetin e saj: pushteti mashtron, opozita deliron

Nga Exit News 

Politika përsëri në normalitetin e saj: pushteti mashtron, opozita deliron

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar, mbrëmjen e të martës më 6 korrik, një aktivitet prezantues për shpalljen e Tiranës kryeqyteti i rinisë, ku ka mbajtur një fjalë të gjatë.

Në aktivitet—i cili u zhvillua në amfiteatrin e Universitetit të Arteve, në Sheshin Nënë Tereza—morën pjësë qindra persona, përfshi gazetarë, qeveritarë, diplomatë dhe të rinj nga vende të ndryshme të botës.

Pavarësisht kësaj audience, Veliaj ka gënjyer për orarin e zhvillimit të aktivitetit. Ai e ka shfaqur atë rreth 18 orë më vonë, në mesditën e të mërkurës së 7 korrikut, në faqen e tij në Facebook, sikur të ishte transmetim i drejtpërdrejtë.

Disa kanale televizione janë bërë pjesë e gënjeshtrës duke e transmetuar, në të njëjtën kohë si Veliaj, aktivitetin e duke ja paraqitur publikut si transmetim të drejtpërdrejtë.

Por ky mashtrim i publikut nga Veliaj u shfrytëzua nga PD për të mashtruar vetveten.

Në fjalën e tij të martën, Veliaj kishte falenderuar ambasadorët e pranishëm në aktivitet, duke justifikuar mungesën e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, me pohimin se ai ishte pa qejf nga ana shëndetësore.

Për shkak se aktiviteti u transmetua gjoja si i drejtpërdrejtë të mërkurën, ata që e dëgjuan Veliajn kanë menduar se Soreca ishte i sëmurë të mërkurën. Por Soreca ishte mirë këtë ditë dhe mori pjesë në një takim me kryedemokratin Basha.

Kaq ka mjaftuar që zyra e propagandës së PD-së të ndërmarrë menjëherë një minifushatë propagande për të “argumentuar” se Soreca kishte gënjyer dhe braktisur Veliajn për t’u takuar me Bashën.

PD sponsorizoi artikuj dhe prodhoi e qarkulloi në rrjetet e mbështetësve të saj një video-montazh të fjalëve të Veliajt për sëmundjen e Sorecës dhe fotove të Sorecës në takimin me Bashën.

Nuk dihet nëse mbështetësit e saj e besojnë këtë pretendim të pavërtetë, por PD ka kohë që, mungesën e marrëdhënieve të mira me komunitetin ndërkombëtar, përpiqet ta mbulojë apo “kompensojë” me autosugjestionime realitetesh të rreme.

Para rreth një viti, mjaftoi një shprehje e ambasadores amerikane se ajo kishte biseduar me Bashën “për të ardhmen”, që PD të konsumohej në një përpjekje të ethshme memesh, komentesh e artikujsh në portale për të ‘argumentuar” se thënia ishte shprehje e faktit se Amerika kishte vendosur që e ardhmja ishte Basha, ndërsa Rama tashmë i përkiste të shkuarës.

Disa muaj më vonë, një shprehje e nxjerrë jashtë kontekstit, po nga ambasadorja amerikane, në lidhje me të drejtën e shqiptarëve për të votuar ndryshimin, u interpretua nga PD-së si thirrje për të votuar PD-në. Njësoj si në rastet e tjera, ekipi i komunikimit të PD-së sponsorizoi një fushatë memeshesh, komentesh në rrjetet sociale dhe artikujsh mbi “mesazhin” e ambasadores pro PD-së.

Aq shumë e teproi, propaganda e PD-së në ketë rast, sa ambasadorja u detyrua të bënte menjëherë një sqarim përgënjeshtrues.

Kjo javë duket se e ka kthyer këtë realitet të zakonshëm politik të vendit: pushteti kridhet në propagandë mashtruese, opozita kridhet në propagandë vetëmashtruese.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook