Lidhu me ne

Radar

Studimi / Tensioni i gjakut, si ta ulni në 5 minuta

Revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës ka publikuar disa prova që dëshmojnë se Trajnimi i Forcës së Muskujve përmes Rezistencës të Lartë (IMST), mund të jetë një element kyç në mbrojtjen e të rriturve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një studim i ri tregon se një ushtrim 5-minutësh në ditë, që përshkruhet si një “trajnim force për muskujt e frymëmarrjes”, e ul ndjeshëm tensionin e gjakut, përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, dhe është diçka që mund të praktikohet çdo ditë. IMST u krijua në vitin 1980 për t’i ndihmuar pacientët që vuanin nga sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Ai përfshin nxjerrjen e ajrit përmes një pajisjeje që ofron rezistencë. “IMST mund të kryhet shumë lehtë brenda 5 minutash, edhe kur jeni duke parë televizorin.”

Daniel Kreighed, ndihmës studiues në Departamentin e Fiziologjisë Integruese dhe kolegët e tij kanë shqyrtuar se një protokoll më i shkurtër, që përfshin 30 frymënxjerrje në ditë me rezistencë të lartë në 6 ditë të javës, mund të ofrojë të njëjtat përfitime për performancën kardiovaskulare, njohëse dhe atletike.

Kur ndodh tensioni i gjakut

Presioni i lartë i gjakut, apo hipertensioni, siç njihet në gjuhën mjekësore, ndodh kur gjaku qarkullon në kapilarë me forcë më të lartë se ajo që konsiderohet e shëndetshme. Kur tensioni është i lartë, mund të dëmtojë muret e arterieve dhe venave të trupit. Një dukuri e tillë kur zgjatet në kohë, mund të shkaktojë komplikime të rrezikshme nëse lihet pa trajtuar. Tensioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma ekzakte paralajmëruese. Dëmet që shkakton tensioni i lartë janë të shumta duke filluar nga shëndeti i kockave e deri tek sistemi i frymëmarrjes.

Dëmet që sjell tensioni i gjakut

Duke qenë se lidhet direkt me qarkullimin e gjakut, dëmi i parë shkaktohet pikërisht tek muret e enëve të gjakut. Në kapilarë, arterie dhe vena krijohen çarje të vogla si pasojë e presionit të lartë të gjakut që lëviz në to. Tek këto çarje grumbullohen molekuka të kolesterolit duke shkaktuar ngushtim e deri në bllokim të tyre.  Nëse diçka e tillë ndodh, furnizimi i gjakut nuk është në kapacitetin maksimal të tij, dhe dëmton organin tek i cili duhet të çonte gjak. Nga ana tjetër kur enët e gjakut janë të bllokuara, zemra duhet të punojë më shumë gjë që çon në zmadhim të ventrikulave. Si pasojë mund të shkaktohet dhimbje kraharori apo në rastet më të rënda dhe atak në zemër.

Gjithashtu, i sëmuri me tension të lartë të gjakut rrezikon një furnizim jo të mirë i trurit me gjak shkakton probleme me kujtesën dhe formimin e mendimeve. E njëjta gjë që u ndodh arterieve dhe venave të zemrës i ndodh dhe atyre të trurit. Nëse enët e gjakut në tru bllokohen, mund të shkaktohet ishemia. Ndërsa nëse pjesë të trurit nuk ka mjaftueshëm oksigjen, qelizat e tij fillojnë dhe vdesin. Por, tensioni i lartë i gjakut dëmton si enët e gjakut jashtë veshkave por dhe kapilarët brenda tyre.

Nëse diçka e tillë ndodh në hapësirë kohe të madhe, dëmi nuk i lejon veshkat të funksionojnë siç duhet. Rastet më të rënda të këtyre rasteve janë dëmtime aq të rënda të këtij organi, sa transplanti është zgjidhja e vetme. Hipertensioni shkakton dëme me një ritëm të ngadaltë dhe pothuaj të fshehur për një kohë të gjatë. Prandaj është e nevojshme një dietë ushqimore e shëndetshme më sa më pak ushqime me sheqer apo kripë si dhe aktivitet fizik.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix4 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix4 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook