Lidhu me ne

Radar

11 kuriozitete shumë interesante për Richard Benson, njeriun e parë që shkon në hapësirë me raketën e tij!

11 fakte shumë interesante për Richard Benson, njeriun e parë

Më 11 korrik, Richard Branson u bë personi i parë që shkon në hapësirë si pjesë e bordit të një rakete që ai vetë ndihmoi të financonte. Avioni hapësinor supersonik  i zhvilluar nga kompania e tij, Virgin Galactic, çoi në hapësirë Branson, trë anëtarët e ekuipazhit, Beth Moses, Colin Bennett dhe Sirisha Bandla dhe pilotët Dave Mackay dhe Michael Masucci. “SpaceShipTwo” – ka kaluar dy dekada në zhvillim, përpara se të shkonte rreth 15.240 metra në ajër.

Në një video postuar nga kompania e tij, Branson thotë:

“Për të gjithë ju fëmijë aty poshtë, unë isha dikur fëmijë me një ëndërr. Shihja lart drejt yjeve. Tani, jam një i rritur në një anije kozmike me shumë të rritur të tjerë të mrekullueshëm duke parë poshtë Tokën tonë të bukur. Për brezin e ëndërrimtarëve të radhës, nëse ne mund të bëjmë këtë, imagjinoni çfarë mund të bëni ju.”

Kush është Richard Branson? Dikush që la shkollën në mes, nisi sipërmarrjen e tij të parë në moshën 15 vjeçare, një revistë shkollore dhe sot, një sipërmarrës britanik, miliarder dhe i suksesshëm! Ja ç’duhet të dini për të:

1. Richard Branson lindi në 1950, 18 korrik në Mbretërinë e Bashkuar. Nëna e tij ishte stjuardesë me British South American Airways.

2. Pasi braktisi shkollën, Branson filloi sipërmarrjen e tij të parë të biznesit në moshën 15 vjeç, e cila ishte një revistë shkollore.

3. Në moshën 20 vjeçare, ai filloi kompaninë e tij Virgin, e cila tani operon më shumë se 40 ndërmarrje në pesë kontinente.

4. Virgin Records që ai nisi në 1973 përfaqësonte Sex Pistols, Rolling Stones, Janet Jackson, Smashing Pumpkins dhe Spice Girls. Në vitin 1992, ai shiti Virgin Records për 1 miliard dollarë.

5. Në 1978, Richard Branson bleu ishullin Necker në Karaibe për 180,000 dollarë me kusht që ai të ndërtonte një vendpushim (resort) brenda katër vjetësh.

6. Linjat ajrore Virgin Atlantic u lançuan në vitin 1984. Një vit më vonë, ai bëri përpjekjen e tij të parë për të bërë anijen më të shpejtë ndonjëherë që kalon Atlantikun, por ajo u përmbys.

7. Shërbime të tjera të sipërmarrjeve të tij përfshijnë: Virgin Cars, Virgin Student, Virginmoney.com, Virgin ëines dhe Virgin Energy.

8. Virgin Galactic u lançua në 2004, megjithëse Richard Branson regjistroi emrin në 1999, sipas space.com.

9. Në vitin 2014, anija kozmike e pasagjerëve të Virgin Galactic u rrëzua gjatë një fluturimi provë, duke vrarë një pilot dhe duke plagosur tjetrin.

10. Përpara testit, Branson kishte vendosur që në fluturimin e parë të ishte ai dhe fëmijët e tij.

11. Kjo është një paraqitje grafike e pasurisë së Bezos dhe Branson. Sidoqoftë, ky i fundit arriti të ishte i pari që shkon në hapësirë me raketën e tij!

11 fakte shumë interesante për Richard Benson, njeriun e parë

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook