Lidhu me ne

Kryesore

“PD të riorganizohet ose të mbyllë ‘dyqanin’”, Aurel Plasari: Më kanë ftuar për të qenë deputet, por s’kam përgatitjen

“PD të riorganizohet ose të mbyllë

Studiuesi Aurel Plasari ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe sipas tij kjo forcë politike ka nevojë për riorganizim, për një platformë të re dhe për një program të ri.

Ai shprehet se në pushtet nuk vihet me idenë që ‘po lodhen me një forcë politike dhe të vijë një tjetër’, por duhen programe dhe platforma që të konkurrojnë palën tjetër. Sipas Plasarit, nëse PD nuk riorganizohet nuk do të arrijë dot të jetë një forcë qeverisëse.

“Mendoj që ka nevoja të ngutshme të një riorganizimi, të një platformë të re, të një programi të ri, jo thjesht të konkurrencave. Nuk është çështje e një individi, apo e 4 individëve, por është çështje e programimit të ri të asaj force, ose të mbyllë dyqanin. Ka parti që e kanë kryer misionin.

Demokracia nuk funksionoi kështu, që meqë lodhen me të vjen ky tjetri. Në demokraci konkurrojnë programet, platformat.

PD është krijuar me një program të qartë kur i krijua. Të kontribuonte për pluralizmin, të kryente konvertimin e ekonomisë, të punonte për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të punonte për integrimin në BE.

Këto parime i përkrahu edhe PS, madje edhe duke bërë gare se kush e dashuron më shumë BE. Që këto misione të quhen të përfunduara duhet të kryhen. Nuk jam unë i pari që e them këtë, e kanë thënë njerëz të asaj partie. E ka thënë Mark Marku që duhet një riformatim dhe një rithemelim. Janë koncepte që kanë dalë brenda PD. Unë jam me ato koncepte që nevoja është e një riorganizimi strukturor, por më shumë programor.

Kur unë them mbyllje dyqani, nuk do të thotë që do mbyllet partia, por nuk do arrijë të jetë parti qeverisëse. Një parti që do të jetë qeverisëse duhet të  forcojë ofertën e vet dhe oferta e vetë duhet të jetë më e fuqishme se oferta e tjetrit”, u shpreh Plasari për Opinion.

Publicisti Aurel Plasari tregoi dhe se i është bërë ofertë nga Partia Demokratike për të qenë në listat e deputetëve të kësaj force, por ai e ka refuzuar.

Plasari: Më kanë ftuar dhe sigurisht i kam falënderuar dhe u kam thënë që nuk kam moshën, as përgatitjen dhe as shëndetin…

Fevziu: Nuk keni përgatitjen, për t’u bërë deputet?

Plasari: Për të bërë ligje. Do lë librat dhe do hap tesktet si bëhen ligjet.

Fevziu: Dhe e quan që nuk ke moshë?

Plasari: Kam moshën për të dalë në pension.

Fevziu: Për t’u marr me librat tuaj.

Plasari: Këtë nuk mund ta thoja se është moment egoizmi që të them se më pëlqen më shumë të bëj libra se sa të shkoj në komisione. I kam falënderuar, por është shumë vonë. Po të kishte ndodhur në kohën që flasim bashkë do të kishte qenë gjë tjetër.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook