Lidhu me ne

Kryesore

Kryeministri Edi Rama lë në harresë suksesin e ekipeve shqiptare në Europë

Kryeministri Edi Rama lë në harresë suksesin e ekipeve shqiptare

Mbrëmja e djeshme ishte e bukur dhe festive për ekipet shqiptare në kualifikueste për kompeticionet euoropiane. Tre ekipet e Kategorisë Superiore, Partizani, Laçi dhe Vllaznia fituan dhe avancuan më tej në “Conference League”.

Partizani arriti të fitonte në Moldavi kundër Sfintulit me rezultatin 2-3, teksa kishte fituar edhe ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” me rezultatin 5-2. 

Laçi mposhti në “Elbasan Arena”, kundërshtarët e Podgoricës me rezultatin 3-0, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ku humbën 1-0 në Malin e Zi.

Akoma më e bukur ishte fitorja e Vllaznisë në një “Loro Boriçi” të tejmbushur në Shkodër, ku arriti të mposhte 3-0 boshnjakët e Shiroki Brijeg. Shkodranët kishin humbur me rezultatin 3-1 ndeshjen e parë, por mrekullia do të ndodhte në pjesën e dytë të ndeshjes në Shkodër ku u realizuan të tre golat dhe kaluan në turin e dytë të “Conference League”.

 Në turin tjetër ekipet shqiptare i presin kundërshtarë më të vështirë, si Bazeli i Zvicrës për Partizanin, Universitatea Krajova e Rumanisë për Laçin dhe AEL Limasol i Qipros për Vllaznisë. Gjithsesi, le të ndalemi te mbrëmja e djeshme, e cila ishte një mbrëmje krenarie për të gjithë shqiptarët, pasi kur bëhet fjalë për ekipet shqiptare në arenën europiane të gjithë bëhen bashkë.

Në rrjetet sociale ishin të shumta urimet për tre ekipet shqiptare, por mungoi urimi më kryesor, postimi i kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë la në harresë suksesin e ekipeve shqiptare në arenën europiane, pavarësisht nivelit të kundërshtarëve.

Kryeministrin Edi Rama jemi mësuar ta shohim shumë aktiv në rrjetet sociale për futbollin. E kemi parë Ramën të reagojë për kombëtaren e Italisë, pas çdo kalim faze  në kampionatin europian. Madjes shpesh fotot i postonte më shpejt sesa kombëtarja italiane. Ai reagon edhe për Juventusin pas fitoreve në “Champions League” apo “Seria A” dhe shpesh uron edhe ndopnjë ekip tjetër për fitoret në europë.

Por, sa herë që flitet për sukses të futbollit shqiptar, çuditërisht nuk ka asnjë përshkrim nga ana e kreut të qeverisë. Ky sport është një hallkë e lidhur zinxhir me ekonominë e vendit dhe nuk shohim shpesh një shtet të varfër që ka ecuri mbreslënëse në futboll.

Futbolli ka ecur shumë para në vendin tonë, nëse e krahasojmë me fushat e tjera. Qeveria nuk i ka çelur ende negociatat me Bashkimin Europian, ndërsa një ekip shqiptar është futur që në vitin 2015 në një kompeticion europian. Bëhet fjalë për Skënderbeun i cili luajti në grupet e “Europa League” dhe përsëriti të njëjtin gjë dhe në vitin 2017. Ndërkohë që nuk duhet lënë pa theksuar as pjesëmarrja e kombëtares shqiptare në Euro 2016.

Shqiptarët duhet të ndihen krenarë me futbollin e tyre dhe bashkë me ta edhe kryeministri Edi Rama!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix8 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook