Lidhu me ne

Radar

Jair Bolsonaro del nga spitali dhe rikthehet në punë: Vetëm Zoti mund të më heqë nga ajo karrige

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dalë nga spitali katër ditë pasi u shtrua me probleme serioze të zorrëve.

Bolsonaro i cili ishte 66 vjeç, kishte vuajtur nga lemza e vazhdueshme për 10 ditë. E siç duket kjo ishte shkaktuar nga problemet me zorrën.

Ka pasur shqetësime në lidhje me shëndetin e liderit të ekstremit të djathtë në Brazil, që kur ai u godit me thikë në zorrë ndërsa bënte fushatë në vitin 2018.

Bolsonaro u plagos rëndë dhe humbi 40% të gjakut. Që atëherë ai ka kryer disa operacione. Pas trajtimit për një pengesë në zorrë, e cila nuk kishte nevojë për operacion, ai premtoi të kthehej në zyrën e tij të hënën në mëngjes.

“Vetëm Zoti mund të më heqë nga ajo karrige.”- tha Bolsonaro kur u largua nga spitali, citon BBC.

“Doja të largohesha nga dita e parë, por ata nuk më lanë. Shpresoj që brenda 10 ditësh të ha brinjë në skarë, të ha çdo gjë.”- shtoi ai.

Bolsonaro hodhi gjithashtu poshtë akuzat e fundit për korrupsion kundër ish ministrit të tij të shëndetësisë, mbi negociatat për të blerë vaksina të koronavirusit.

Akuzat janë pjesë e një hetimi të madh të kongresit në përgjigjen e qeverisë braziliane ndaj pandemisë Covid-19.

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook