Lidhu me ne

Kryesore

Takimi i Minishengenit, Fuga: Popull i çuditshëm! Duam të integrohemi në BE, përfundojmë në Bashkimin Ballkanik

Takimi i Minishengenit, Fuga: Popull i çuditshëm! Duam të

Akademiku Artan Fuga ka komentuar nismën e “Minishengenit” pas takimit të kryeministrit Edi Rama me dy homologët e tij, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga ironizon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke theksuar se ne “nisemi për në Bruksel dhe përfundojmë në Stamboll, nisemi për në Strazburg dhe përfundojmë në Shkup.” Ai e ka krahasuar veten dhe popullin e tij, me nota humori si “një i dehur që ikën nga e çojnë këmbët.”

Postimi i plotë:

Nje shkop dhe hë në Shkup!

T’çuditshëm jemi si popull!

Nisemi për Bruksel e përfundojmë në Stamboll! Hip këtu të shoç Brukselin i thonë kësaj!

Nisemi për Strazburg përfundojmë në Shkup! Një shkop dhe hë në Shkup!

Duam të integrohemi në Bashkimin Europian, përfundojmë në Bashkimin Ballkanik. 80 vërtitur kot në pyll, më mirë të kishim pranuar Federatën e Gjergj Dimitrovit që e akuzuan se i vuri flakënn Reishtagut. Nuk do të kishim bërë 80 vjet vërdallosje.

U nisëm nga Durrësi në Bari tridhjet më parë tani Durrësi direkt në Abu Dabi.

Kujtoni se nuk kanë shpjegim?

Na është prish edhe google earth se na e tregon Shengenin në Cair.

Se përse më krijohet perceptimi i një të dehuri që ikën nga e çojnë këmbët. Kështu më duket vetja si popull.

Të mirë e ke këtë rakinë – o Lale!

Bën xhiron e botës duke ndejt në vend!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore6 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore9 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook