Lidhu me ne

Kryesore

Në Lojërat Olimpike mund të mungojnë trajnerët shqiptarë por jo politikanët (Rastet)

Lojërat Olimpike Tokio 2020 duket se për Shqipërinë dhe strukturat përkatëse nuk kanë pasur si synim fitimin e medaljeve por një periudhë ekskursioni për disa politikanë apo drejtues federatash.

Shqipëria dërgoi në Lojërat Olimpike 9 sportistë për të garuar në 6 disiplina të ndryshme sportive.

Por organizimi nga KOKSH me president FIdell Yllin nuk ka pasur si synim që sportistët të kenë të gjithë ekipin e tyre teknik për garat olimpike.

Kjo u vërejt me Briken Çaljan i cili gjatë garimit të tij u pa se ndihmohej nga Presidenti i Federatës së Peshëngritjes , Elez Gjoza dhe jo nga trajneri Gerald Toska.

Briken Calja dhe Presidenti i Federatës së Peshëngritjes

Briken Çalja, i cili u rendit i katërti në botë dhe humbi vendin në podium vetëm për një kilogram.

Por peshëngritësi Calja pas daljes së lajmit se nuk u shoqërua nga trajneri reagoi për portalin Neësport duke thënë se kishte zgjedhor vetë që të shoqërohej nga Presidenti dhe kjo trajneri.

Mos u merrni me lajme të tilla. Elezin e kam bërë unë kërkesën në KOKSH dhe Fidelin e kam zgjedhur unë të vijë në garë. Janë zgjedhjet e mia. Ju lutem u merrni me rezultatin ëshë më i miri në histori” shkruan Calja në reagimin e tij.

Reagimi i Caljat për Newsport

Sot, në Tokio u pa të ishte Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i cili nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me sportin apo Lojërat Olimipike.

Sipas postimit të KOKSH Erion Veliaj udhëtoi enkas për këto gara në Tokio për të mbështetur Erkan Qerimaj në peshëngritje ditën e sotme.

Kampioni Erkand Qerimaj sot gjatë garës kishte edhe mbështetjen e ekipit shqiptar me në krye Erion Veliaj që udhëtoi enkas për këto gara. Kryetari i Bashkisë Tiranë, u shoqërua nga Presidenti i KOKSH Z.FidelYlli dhe Sekretari Përgjithshem Stavri Bello , Shefi i Misionit dhe anëtarë të tjerë të delegacionit Olimpik shqiptar”-shkruhet në postimin e KOKSH./Hashtag.al

Erion Veliaj në Lojërat Olimpike

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore10 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix10 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi24 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi24 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix24 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix24 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook