Lidhu me ne

Sport

Fidel Ylli: Kosova, buxhet 10 herë më të madh se Shqipëria për sportin

Fidel Ylli zgjidhet President i KOKSH - ATSH -

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është shprehur se institucionet në Shqipëri, duhet duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje sportit. Në lidhje direkte nga Tokio, për edicionin e lajmeve në MCN TV, Ylli ka thënë se të gjithë janë munduar që Shqipërinë ta përfaqësojnë me dinjitet në Lojërat Olimpike.

“Institucionet vendore duhet të jenë më të vëmendshme ndaj sportit. Jemi munduar që Shqipërinë ta përfaqësojmë me dinjitet. Calja e humbi për vetëm 1 kg medaljen. Kemi Luiza Gegën, ku Shqipëria për herë të parë ka një atlete në finale.”

Duket folur për sportistët e Kosovës, që arritën të fitojnë dy medalje ari, ai tha se qeveria kosovare ka dhënë një buxhet 10 herë më të madh se Shqipëria për sportin.  

“Sportistët e Kosovës? Mendoj që qeveria e Kosovës, sportin e ka parë si një aset të çmuar për imazhin e vet. Kanë një buxhet 10 herë më të madh se Shqipëria. Kanë një vëmendje që në Olimpiadë vjen presidentja e Kosovës. Nesër do të priten në shesh. Një sportist nuk përfaqëson vetëm veten, por edhe vendin e tij.”

Ylli tha se u bë e mundur që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ta shikojë nga afër se në çfarë kushte punojnë sportistët e tjerë dhe për këtë të investohet në infrastrukturë në vendin tonë.

“Është bërë e mundur që kryetari i Bashkisë së Tiranës, ta prekë vetë se çfarë ka bota dhe në cfarë kushte punojnë sportistët. Që Luiza Gega të mos shkojë në Kenia të përgatitet. Petrov të mos shkojë në Çeki, pasi nuk ka një kalë dorezash në vendin tonë. Në vendin tonë sportin e kanë parë si një ‘thelë mbi bisht’. Pas Olimpiadës, do ulemi me ministren e sportit, që në Olimpiadën e ardhshme, Shqipëria të përfaqësojë me dinjitet në këto gara dhe pse jo të kemi medalje. Kishim një atmosferë të mirë dhe të gjithë sportistët kanë falënderuar KOKSH. Kur ata shikojnë që kryetari i bashkisë është edhe në stërvitjet e tyre, kanë edhe më shumë shtysë për të ecur para.”, përfundoi presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix2 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix2 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet2 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore2 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix2 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix2 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar2 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix3 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal3 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook