Lidhu me ne

Radar

Ahmed Masud, kush është afgani i diplomuar në Perëndim, që po i kundërvihet me armë talebanëve

cna lajme blog

Nga John Casey “The Spectator”

Talebanët nuk e kontrollojnë ende të gjithë territorin e Afganistanit. Ndërsa shumica e vendit ra me një shpejtësi të tmerrshme në duart e grupit militant islamik, lugina e Panjshirit, rreth 100 kilometra në veri të Kabulit, që të çon në thellësi të maleve në Hindu Kush, ka mbetur e pa pushtuar.

Tani ajo është krahina e fundit jashtë kontrollit të talebanëve. Ndërsa shumë politikanë afganë janë larguar nga vendi, Ahmed Masud, udhëheqës i Frontit Kombëtar të Rezistencës, rezistenca anti-talebane në Panjshir, ka vendosur bashkë disa mijëra ndjekës që ta kthejnë luginën në një qendër të rezistencës.

Ai është zotuar se nëse shpërthen lufta, rebelët e tij do të luftojnë “deri në frymën e fundit”. Dhe premtimi i tij mund të vihet shumë shpejt në provë. Javën e kaluar qindra luftëtarë talebanë hynë në luginë, duke u përgatitur për një rrethim.

Masud, vetëm 32 vjeç, është djali i Ahmed Shah Masud, që njihej ndryshe si “Luani i Panjshirit”,luftërat guerile të të cilit dhe mbrojtja e luginës së Panjshirit nga sovjetikët, çuan në fund në tërheqjen totale të një ushtrie ruse të demoralizuar, akt që ishte sigurisht një nga shkaqet kryesore të rënies së Bashkimit Sovjetik.

Po çfarë njeriu është Ahmed Masud? Në dallim nga i ati, që kishte vite përvojë luftarake kur ishte rreth të tridhjetave, i biri nuk ka luftuar kurrë më parë. Gjithsesi, ai është i arsimuar mirë në politikë dhe strategji ushtarake. Ai është trajnuar si një kadet i huaj në Akademinë britanike Sandhurst, ka lexuar shumë studime të luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës dhe ka studiuar politikë ndërkombëtare gjatë studimeve master në Universitetin e Qytetit të Londrës.

Ai ka shkruar disertacionet e tij universitare dhe pasuniversitare pikërisht mbi talebanët. Është diçka e jashtëzakonshme të mendosh që ai u kthye në Afganistan vetëm në vitin 2016, dhe hyri në politikë vetëm 2 vjet më parë. Tani ai po udhëheq rezistencën e fundit të Afganistanit ndaj talebanëve.

Ai beson se ky është fati i tij. Babai i tij u vra para se Ahmad Masud të ishte adoleshent, nga një bombë e fshehur në një kamera me urdhër të Osama bin Laden, dy ditë para sulmeve të11 Shtatorit 2001. Ajo ngjarje diktoi pa dyshim karakterin dhe karrierën e djalit të tij, që pa trupin e copëtuar të të atit kur u çua me helikopter në Panjshir.

Ju mund t’i gjeni në internet pamjet e funeralit të Ahmed Shah Masud. Dhjetëra mijëra njerëz të komunitetit etnik taxhik shoqërojnë kortezhin mortor, duke vajtuar për udhëheqësin e tyre, ndërsa në makinën e blinduar që mbante arkivolin ndodhej i ulur një 12-vjeçar fatkeq që herë pas here ngrinte dorën drejt turmës.

Herë pas here kur Ahmed Masud ndodhet në luginë, ai viziton varrin e babait të tij për t’u lutur. Unë e kam takuar për herë të parë Ahmed Masudin në Londër përmes një mikut tonë të përbashkët afgan. Pastaj, 2 vjet më parë, qëndrova disa javë në Afganistan, shumicën e kohës në shoqërinë e tij.

Adhurimi që ai kishte ndaj babait të tij të ndjerë ishte menjëherë i dukshëm. Si një strateg ushtarak gjenial, Ahmed Shah Masud ishte një mysliman i devotshëm, i cili gjente kohë të lutej edhe në mesin e një beteje. Po ashtu ai ishte shumë i dhënë pas leximit të poezive, veçanërisht atyre të Rumit.

Madje kur kishte kohë u lexonte poezi me zë të lartë ushtarëve të tij. Nën atë frymë, Ahmedi e ka bërë zakon të lexojë çdo mbrëmje poezi pas darke, kryesisht Rumin. Ai besonte se anglezët nuk kanë ndonjë dashuri të vërtetë për poezinë, por vetëm për romanet.

Ndaj u ndjeva i nderuar që t’i recitoja disa vargje të një poezie të Wordsworth. Ai më tha se kur ishte i vogël priste gjithmonë tek dera kthimin e babait të tij. Ai mbante mend kur ai gjunjëzohej, dhe i biri i hiqte çizmet dhe ia lante këmbët.

Ndërkohë më tha edhe për diçka të kohëve të fundit. Sado e jashtëzakonshme që mund të na duket, ajo mori formën e një ëndrre. Duke përmendur veprat e Dantes, TS Eliot ai gjithashtu foli për kulturat e ndryshme nga tonat, ku ëndrrat shihen ende si vizione që duhet të ndikojnë jetën e njeriut.

Edhe ëndrra e Mesud ka marrë formën e një vizioni. “Unë pashë ëndërr sikur isha në shtrat me gruan time, dhe në dhomë hyri babai im. Unë e dërgova gruan të përgatiste çajin(një detaj autentik afgan).

Babai im më tha:‘Duhet të përfundosh atë që unë nisa’.Në rregull, por si, e pyeta. Unë nuk mund të jem politikan. Unë nuk kam qenë asnjëherënë gjendje të flas në publik. Fjalët nuk më vijnë.‘Duhet ta bësh, pasi unë nuk jam më këtu’. U zgjova dhe që nga ai moment zbulova se mund të flisja para turmave, dhe i gjithë hezitimi im ishte zhdukur.”

Pikërisht në kohën kur isha në Afganistan, Masud vendosi se duhej të përfshihej në politikë. Ai filloi duke u konsultuar me pleqtë,që ishin burra që kishin luftuar së bashku me babanë e tij. Po ashtu ai bisedoi me të rinjtë që donin të mblidheshin rreth trashëgimtarit të “Luanit të Panjshirit”. Padyshim që ëndrra kishte funksionuar, pasi ai fliste para njerëzve me një rrjedhshmëri të madhe. Stili i tij, në dallim nga ai i shumë politikanëve afganë, ishte shumë bashkëbisedues dhe komunikues.

Ai respektoi inteligjencën e audiencës së tij, dhe supozoi se ata donin të dëgjonin në detaje idetë e tij për të ardhmen. Unë isha i pranishëm në disa nga këto takime, ndërsa ngjiteshim rrugës për në Panjshir, dhe Ahmed përgatitej për daljet e tij të para publike.

Rreth 16.000 njerëz u ngjitën sipër në luginë për ta dëgjuar të fliste, jo shumë larg mauzoleut të babait të tij, i cili ishte shndërruar tashmë në një vend të madh pelegrinazhi. Në rreshtat e parë qëndronin komandantët veteranë muxhahedinë, burra me fytyra të ashpra dhe shumë shprehëse që kishin luftuar përkrah Ahmed Shah Masud kundër sovjetikëve në vitet 1980, dhe më pas kundër talebanëve në vitet 1990. Shumica e të pranishmëve ishin atje për të parë për herë të parë trashëgimtarin e tij.

Do të ishte e lehtë që përpjekja e Ahmad Masud për të vazhduar rezistencën të etiketohet si donkishoteske. Lugina e Panjshirit është e vogël, dhe ai nuk ka atë numër aleatësh të armatosur që kishte dikur babai i tij kur drejtoi Aleancën Veriore.

Nëse talebanët do ta pushtojnë luginën në ditët ose javët e ardhshme, perspektiva do të jetë e zymtë. Por nëse do të rezistojë më gjatë, mund të ngrihet si një nga figurat kryesore në vend:si udhëheqësi i taxhikëve (grupi i dytë më i madh entik në Afganistan), dhe ndoshta edhe i të gjitha pakicave të tjera.

Ndarjet në Afganistan janë fisnore, jo fetare, dhe në planin afatgjatë Pashtunët talebanë nuk kanë gjasa të jenë të jenë në gjendje të dominojnë vendin më vete. Nëse, pavarësisht nga të gjitha gjasat, Masud mbijeton në luginën e Panjshirit, kjo mund të çojë në një kompromis,në të cilin nuk do të zhduket vizioni i babait të tij për një Afganistan të decentralizuar me një version më të ndriçuar të Islamit. Ne në Perëndim nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që të ndodhë diçka e tillë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook