Lidhu me ne

Kryesore

Basha përjashtoi Berishën, ambasada amerikane: Vendimi meriton respekt, PD pati kurajon për t’u ndarë nga e shkuara

Basha përjashtoi Berishën, ambasada amerikane: Vendimi meriton

Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ambasada kërkon që vendimi i Bashës të respektohet, duke e cilësuar të vështirë. Sipas saj, kryedemokrati demonstroi se Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen.

Në reagimin që është bërë në rrjetet sociale, vlerësohen edhe raportet e Shteteve të Bashkuara me PD, që nga themelimi i saj. Kujtojmë që në muajin maj, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kjo e fundit kërkoi distancimin e Bashës nga Berisha, pas vendimit të DASH. Ambasadorja Yuri Kim dha një mesazh të qartë, kur tha se: Do të ishte një ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do të duhet të hajë barë për hatër të një deputeti të saj. 

Në selinë blu demokratët u pozicionuan pro dhe kundër përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar. Ky i fundit refuzoi të hiqte dorë nga mandati i fituar më 25 prill dhe do të shkojë për herë të parë në Kuvend, si i përjashtuar nga PD.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10158478580760838

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix8 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix8 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix8 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix8 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix8 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix8 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix8 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix8 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix8 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook