Lidhu me ne

Aktualitet

Një drejtues historik nuk meriton një trajtim të tillë -Nga Artion Bajramaj

Deklarata e fortë e Yuri Kim/ Berisha i përgjigjet ambasadores ameriken: Gabove rëndë!

8 vite më parë, slogani “Fajin e ka Saliu” u përdor gjërësisht nga PS për të larguar nga pushteti PD dhe pati sukses.

8 vite më vonë, në zgjedhjet e 2021 i njëjti slogan u përdor nga socialistë të dëshpëruar për të justifikuar angazhimin e tyre politik pranë PS pas një qeverisje vetëm me vjedhje dhe dështime. Në tentativë për të justifkuar prapanicëlëpirjen e tyre dhe shitjen e dinjitetit të tyre, ata thonin:

PD e meriton, por vetëm se është Saliu aty do mbeshtesim PS”.  Kuptohet, janë gënjeshtra me bisht, sërisht aty do servilosen. Pavarësisht kësaj, i njëjti slogan po tentohet të përdoret edhe tani.

Kësaj rradhe brenda PD për të justifikuar humbjet e PD dhe për ta shitur me demek si një “distancim nga e shkuara”.

Po kur e tashmja është më e vjetër se e shkuara, si i bëhet?  Apo edhe këtë do e fshehim nën sloganin “Fajin e ka Saliu”?

Z.Berisha ka gabime, prej të cilave kemi marrë kosto politike, por nuk mund të themi se ai ka faj për humbjen e zgjedhjeve 2021. Ato u humbën prej:

-Blerjes masive të votave të PS, por edhe prej

-Gabimeve strategjike të PD si më poshtë:

1-Nuk pati qarkullim elitash në PD. Listat u bënë nga kryetari individualisht pa një sistem që stimulonte meritokracinë. Të rinjtë nuk u mbështetën.

2-Nuk pati përfaqësues të shoqërisë civile në lista përtej anëtarëve të PD. Nuk pati një përfaqësues të protestave për teatrin, protestave studentore, kauzave të tjera të ndjeshme për shoqërinë.

3-Dorëzuam bashkitë pa garuar. Mund të na kishin dhënë ato 4-5 mandate që mungonin.

4-Dorëzuam mandatet, që ishte e gabuar edhe pse vetë kam qënë dakort me këtë.

5-Emrat e kandidatëve erdhën shumë vonë, nuk kishin kohë të bënin fushatë.

6-Në këtë parti ka probleme me disiplinën. Mungesa e të bërit “shembull” të elementëve dembelë por llafazanë nga ana e kryetarit të partisë destabilizon bazën.

7-Kultura servile ndaj kryetarit të partisë. Njerëz pranë tij kanë frikë ti thonë të vërtetën për gjëra që janë gabim. Ose thjeshtë, nuk i pyet.

Ka shumë probleme të tjera që po të pyeten elementë të PD i argumentojnë akoma më mirë se unë, por ajo që vret më shumë është se nuk merren masa. Gjithçka mbetet në Stand-By, derisa harrohet momentalisht dhe ripërsëritet si problematikë në zgjedhjet e rradhës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, nuk dolëm as në protesta pas blerjes masive të zgjedhjeve. Përkundrazi, bëm një proçes “sakat” zgjedhjesh në PD dhe “vramë” kauzën e “blerjes së zgjedhjeve”. Të gjitha këto gabime po tentohen të shkarkohen tek një individ: Sali Berisha.

Doktor Berisha ndoshta është fajtor për shumë gjëra, ndoshta dhe duhej të dorëzonte mandatin e deputetit pas presionit amerikan, aleatit tonë të pazëvëndësueshëm strategjik,  por kurrsesi nuk meriton një trajtim të tillë!

8-Drejtuesi historik nuk mund të largohet pa një argument ligjor.

9-Drejtuesi historik nuk mund të “përzihet” nga PD në atë mënyrë.

Edhe pse politika Shqiptare nuk njeh elementët minimalë të moralit, parime burrërore si “Nuk bështyhet aty ku haet” nuk duhen shkelur. Se nesër të bështyjnë edhe ty, pasi kanë “ngrënë në tryezën tënde”.

10-Një njeri që ka një kontribut të tillë politik nuk mund të përjashtohet pa një proçes të brendshëm konsultimi me strukturat.

11-PD nuk mund të jetë pronë private e një individi. Ky individ duhet ta kuptojë se nuk merren vendime të tilla vetëm, përndryshe bën mirë të iki edhe vetë ose do ikim ne. Do bëhemi dhe ne opozita e opozitës teksa Rama do vazhdonte të hidhte valle.

12-Përderisa trajtohet Berisha kështu, çfarë garancie kanë anëtarët e PD se nuk do kenë një trajtim të ngjashëm?

Unë jam i ri(të paktën edhe për disa vite) dhe di të them se nuk jam i kënaqur as me modelin e lidershipit të mëparshëm dhe as aktual, ka shumë gjëra që mund të përmirësohen të cilat unë ndoshta as vetë nuk i di. Por për situatën konkrete di të them me bindje se drejtuesi historik nuk meritonte një trajtim të tillë.

Në varësi të mënyrës si do zhvillohet situata, do përshkallëzoj në veprime të tjera së bashku me bashkëpunëtorë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore14 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix14 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook