Lidhu me ne

Radar

Qeveria reagon për makinën luksoze të Ramës: Është marrë me qera, “Lincoln” ishte vjetëruar

Qeveria reagon për makinën luksoze të Ramës: Është

Lajmi për makinën e re luksoze të kryeministrit Edi Rama ka qenë një nga diskutimet e ditës. Në media u përfol se automjeti i tipit “GMC Custom Luxury Vehicle” kapte vlerën e 500 mijë dollarëve.

Për këtë lajm ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga kryeministria. Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje gazetares Esiona Konomi, e cila kërkoi publikisht një sqarim.  

Qeveria thotë se automjeti është në pronësi të një subjekti privat me të cilin PS ka një kontratë qeraje. Sipas qeverisë, makina nuk ka elemente shtesë të sigurisë, por është marrë pasi automjeti i mëparshëm tip “Lincoln” i kryeministrit ishte vjetëruar.

Gjithashtu ka shtuar se Rama nuk ka blerë automjet të ri me paratë e buxhetit të shtetit, që nga marrja e detyrës.

“Automjeti në fjalë është në pronësi të një subjekti privat, me aktivitet tregtar të regjistruar, sipas ligjeve ne fuqi. Partia Socialiste ka një kontratë qeraje me subjektin, i cili ushtron prej më shumëse 5 vitesh aktivitet në fushen e shitjes dhe dhënies me qera të automjeteve. Automjeti nuk ka elemente të vecanta sigurie.

Ai është marrë pasi automjeti i mëparshëm ne perdorim te Kryetarit te PS, nuk plotesonte me standardet e levizjes per shkak te amortizimit si pasoje e vjetersise dhe numrit te madh te kilometrave te kryer. Me kete rast theksojme se kryeministri nuk ka blere nje automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyrë”, thuhet në reagimin e qeverisë.

https://www.facebook.com/konomi.esiona/posts/6050874328319401

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore19 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook