Lidhu me ne

Kryesore

Bamir Topi: Me këtë kryetar PD – ja nuk ka pikë shprese, Basha ka luajtur me alibinë se s’është i lirë

“PD në involucion”, Topi: Me këtë kryetar nuk ka

Përjashtimi i ish-liderit Sali Berisha nga kreu i demokratëve Lulzim Basha është kthyer në temën më të nxehtë të zhvillimeve politike sidomos në selinë blu.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar jo vetëm vendimin e Bashës për Berishën, por edhe zhvillimet e fundit sidomos aksionin e këtij të fundit për reformimin e PD-së.

Topi i ka cilësuar zhvillimet e fundit në PD si involucion, teksa thekson se në një vend demokrat ka nevojë për një balancë mes maxhorancës dhe opozitës.

“Unë i shoh me një sy realist dhe për më tepër kur t’i e pret këtë situata e kam parë me shumë gjakftohtësi. Shoh një precipitim të asaj që ka nisur prej vitesh. Ky është involucion. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për anën sasiore, por kur ikën pjesë më cilësore, unë mendoj se duhet parë drama se si po precipiton kjo e djathtë. Këtu nuk kam parasysh vetëm bindjet ideologjike, por kam parasysh që një vend demokratik duhet të ketë një ekuilibër mes mazhorancës dhe opozitës, kur krijohen distanca të mëdha vritet shpresa,” ka thënë Topi.

Sa i përket vendimit të Bashës për largimin e ish-kryeministrit, Topi shprehet se të dyjapalët duhej ta kishin gjetur një kompromis mes tyre. Sipas tij, është krijuar përshtypja se Basha pengohej nga Berisha.

“Unë kam menduar se Basha dhe Berisha do të gjenin një kompromis prej kohësh për një dalje të butë, por psikoza ishte ndryshe, sikur Basha pengohej nga Berisha në punën e tij. Këtë e kam përdorur edhe unë. Basha është produkt i Berishës, nga vitit 2005, në rrethana shumë të mistershme katapultohet. Në vitin 2013, gara është vrarë. Këtu influenti ka qenë Berisha,” shton më tej ish-presidenti.

May be an image of 3 people and text

Ish-presidenti thotë se kreu i demokratëve Basha ka pasur momente kur mund ta kishte ndaluar,por sipas tij ai ka luajtur me alibinë se nuk është i lirë.

“Kam ndjerë një keqardhje të madhe kur në zgjedhjet e 25 prillit pamë Berishën që jo vetëm ishte në listë, por ndodhi ashtu siç ai thoshte, do ta takojë për ta caktuar vendin kudo të jem. Është krijuar ideja se ky vendos. Basha ka pasur momente që në mënyrë elegante mund t’i kishte thënë stop. Nëse se ke këtë fuqi, atëherë ik. O je, o nuk je. Ai ka luajtur me alibinë që nuk është i lirë. Problemi është se të gjithë atje kanë qenë viktimë të kësaj bindje të kthyer në psikozë,” deklaron Topi.

Topi deklaron se me Bashën në krye PD-ka nuk ka pikë shprese, teksa thekson se vendi ndodhet në këmbët e maxhorancës dhe për këtë problemi qëndron tek opozita.

“Unë nuk kam pasur rast të bëjë analizë mbi deputetët, por unë shoh fytyrën e kryetarit, shoh përfaqësuesin e tyre. Duke njohur kryetarin, nuk ka pikë shprese. Kjo është një gjë e provuar. Ka shumë hipokrizi brenda, pandershmëri, ka shumë egoizëm. Ky vend është në këmbët e këtij që është sot në pushtet, jo në këmbët e opozitës. Shqipëria është totalisht në këmbët e mazhorancës dhe kjo është dramatike. Unë nuk bëj me faj Edi Ramën, në sytë e mi është i falur. Pas 8 vitesh ti shkon në mandatin e tretë dhe thua do fitojmë mandatin e katërt, problemi nuk është tek ty, por te opozita,” ka thënë Topi.

Me teper

Radar14 minuta më herët

Ironia e Bejtes: Amerikanët shpëtuan partinë, duhet t’i falenderojmë…

Andi Bejtja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se “Foltorja” e Berishës, është gjëja më...

Radar23 minuta më herët

Putin: ‘Perëndimi monstruoz u mëson fëmijëve sesi të ndryshojnë gjininë. Ky është një krim kundër njerëzimit’

Presidenti rus Vladimir Putin nuk lë rast pa sulmuar Perëndimin. Ai ka thënë se është ‘monstruoze’ që fëmijëve perëndimorë u...

Stil41 minuta më herët

Sapo kam mbushur 40 vjeç. Ja 8 leksionet e jetës, që do të doja t’i kisha mësuar 10 vjet më parë

Nga Jason Stahl Kur po i afrohesha të 30-ve, bashkë me shefin tim në punë,patëm disa dreka epike ku biseduam...

Stil45 minuta më herët

Eni Koçi befason: Kam humbur 9 kilogramë, por jam sërish në dietë

Eni Koçi është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku herë pas here ndan detaje nga jeta private....

Stil48 minuta më herët

Fustan i ngushtë, cizme, pallto deri në fund të këmbëve: Si u vesh Rita Ora në ditëlindjen e së motrës!

Fustan i puthitur pas trupit me një imitim të lëkurës së gjarprit, por në ngjyra gri; cizme të zeza deri...

Radar1 orë më herët

Aktori Alec Baldwin vret aksidentalisht gjatë xhirimeve, kinematografen, plagos regjisorin

Santa Fe, New Mexico -Kinematografja Halyna Hutchins u transportua me helikopter në një spital, ku vdiq, ndërsa një person i dytë,...

Radar10 orë më herët

Bashistët

Nga Ilir Levonja Sa herë që Luli apo babalet shantazhojnë, kujtohuni se çfarë ka ndodhur me të djathtën nga viti...

Stil11 orë më herët

Nuk do të mund t’u shpëtoni dot zemërimit të tyre/ Tre shenjat më hakmarrëse të horoskopit

Binjakët Gratë e Binjakëve nuk kalojnë pa zhurmë, veccanërisht nëse problemi vjen nga një lidhje dashurie. Nëse personi në krah...

Radar11 orë më herët

Gazetari amerikan: Ish-gruaja e Ramës dërgoi informacionet për Berishën në DASH

Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo ka publikuar një investigim në portalin e konservatorëve amerikane, Bongino, ku zbulon lidhjet e...

Radar11 orë më herët

Integrimi/ Bumçi: Rama është i kryeministri i parë që nxit urrejte ndaj BE-së

Bashkimi Evropian deri tani nuk ka dhënë as një sinjal pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Bisedimet për integrimin...

Facebook