Lidhu me ne

Radar

Muharremi vdiq për t’u pasuruar Zamiri me shokë!

Muharremi vdiq për t’u pasuruar Zamiri me shokë! / Nga NismaThurje

May be an image of 1 person and outdoors

Për më tepër se 130 orë, Muharrem Plaku mbajti mbi supet e tij tonelatat e masivit shkëmbor që u shëmbën mesditën e 15 shtatorit, në galeritë famëkeqe të zonës D. I shprehim ngushëllime familjes për humbjen e tyre të madhe dhe të dhimbshme.

Muharremi ishte baba e një kryefamiljar që të vetmen mundësi jetese kishte punën në minierë, por humbi jetën padrejtësisht.Hyri në galeri pa siguri për jetën, e bënte në fakt çdo ditë të jetës së tij. Kushtet me të cilat ai punonte, bashkë me minatorët e tjerë, ishin të mjerueshme.

Vetëm një helmetë në kokë dhe një elektrikë dorë, dhe endej në rrugët e errëta të galerive në kërkim të pasurisë më të madhe të Shqipërisë. Jeta e tij ishte e lidhur me kromin dhe jeta e tij u ndal po nga kromi.Duhet të punonte fort dhe në fronte të reja të pazbuluar që Zamiri me shokë të mbushin kamionët e t’i sheshin në Kinë e ku kanë lidhur kontratat marramëndëse.

Siguria për punë zero, asnjë mjet teknik dhe teknologjik për të vëzhguar territorin nën tokësor, përveç helmetës, elektrikut dhe lopatës.Muharremi nuk meritonte të humbte jetën në këtë mënyrë, ai ishte shtylla e shtëpisë, por jeta e tij për Zamirin me shokë aq vlente, sa një grusht krom më tepër.

Nuk meritonte të humbte jetën as A.XH. 50 vjeç, as L.LL 20 vjeç, as E.A 35 vjeç, as 99 minatorët e tjerë që janë ndarë tragjikisht nga jeta që nga viti 2018. Këta nuk janë vetëm numra apo statistika, janë jetë punëtorësh, jetë kryefamiljarësh që punonin ditë e natë.

Ngjarjet në miniera nuk ja rastësi, as aksidente, por janë paralajmërime të herë pas herëshme mbi sigurinë në punë. Qeveria ka vite që tallet me Statusin e Minatorit, nuk e miratojnë, i gënjejnë. Këta minatorë që vdesin nuk kanë sigurim jete, nuk ka një mbështetje finananciare për ta, nuk respektohet e drejta e viteve të pensionit.

Muharremi ishte 61 vjeç, duhet të kishte dale në pension 6 vite më parë, për të shijuar vitet e punës dhe të kalonte pensioni me nipër e mbesa në shtëpinë e tyre të ngrohtë. Ai refuzoi të qendrojë në shtëpi pasi kontributi që merrte ishte qesharak.

Vendosi të punojë akoma për dy para më tepër, për familjen dhe fëmijët e tij.Ai vijonte të punonte sepse privati shfrytëzonte fuqinë e tij, njohurit e tij teknike për të nxjerr sa më shumë krom. Pasuria më e madhe kombëtare nuk duhet të menaxhohet nga privati, por duhet t’i kthehet shtetit shqiptar. Në galeri humbin jetën e plagosen minatorët sepse nuk ka investime. Investimet e fundit janë që në kohën e diktaturës.

Privati shfrytëzon pasurinë kombëtare por nuk investon, nuk krijon kushte të sigurta pune sepse i intereson vetëm kromi, ndërsa jeta e minatorit për të nuk ka ndonjë vlerë të madhe.

Në miniera nuk duhet të ketë më dëshmorë që humbin nën rrënoja e gjendet pas disa ditësh, si të mbyturit në oqeane.

Minatorët duhet të trajtohen me kushtet që trajtohen kolegët e tyre në Rajon e në Europë, për ndryshe tragjeditë në rrugët e errëta të galerive nuk do të shterojnë asnjëherë. Jeta e minatorëve vlen më shumë se kampionët me krom që duan të mbushin oligarkët dhe biznesmenët e lidhur me pushtetin.

Mbroni minatorët, kthejini shtetit pasurinë publike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport8 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix8 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix8 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix8 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix8 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix8 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix8 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix8 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix8 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix9 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook