Lidhu me ne

Radar

VIDEO/ Flet Davide Pecorelli: Kam thyer ligje në Shqipëri, u fsheha në Bosnje

Davide Pecorelli, biznesmeni 45-vjeçar italian iu përgjigj pyetjeve të magjistratëve të Peruxhias për gati 3 orë. Para gazetarëve ai pranoi se kishte kryer krime në Shqipëri, por nuk zbuloi arsyet e inskenimit të vrasjes së tij.

“Nuk kisha asgjë për të fshehur. Unë shpjegova gjithçka. Prokurorët Cantone dhe Petrazzini morën shënim krimet e kryera në Itali dhe Shqipëri” – tha ai por nuk dha një arsye për makinën e djegur, biznesin dhe zhdukjen misterioze.

“E vetmja gjë e sigurt që mund t’ju them është se nuk do ta ribëj më biznesmenin në Itali” – shtoi ai.

Por çfarë ka bërë muajt e fundit?

“Unë isha në një komunitet fetar pranë Medjugorje (Bosnjë).

Por si përfundoi në ishullin Giglio fillimisht dhe më pas në shkëmbinjtë e Montecristo? Pecorelli nuk dha përgjigje, por nënvizoi se gjithçka e kishte bërë vetë duke shfajësuar çdo person pranë tij.

“Kur më morën për të vdekur nuk kam kontaktuar me askënd. Familja ime nuk dinte asgjë. Ata më panë përsëri vetëm kur u ktheva nga Toskana.

Nuk mund të them asgjë tjetër. Magjistratët do t’ju tregojnë detajet që janë gjithashtu tragjike, të paktën për pjesën e parë.

A e bëra për të fituar figuracionin. Unë kam qenë një sipërmarrës për 25 vjet, kam pasur gjithmonë një policë jete, nuk ka asnjë lidhje me këtë histori ” – tha ish-biznesmeni dhe u largua.

“Arratisja” e Pecorelli zgjati gati 9 muaj dhe gjithçka filloi me një udhëtim në Shqipëri ku ai kishte kontakte për të shitur një makineri në sektorin e bukurisë. Më pas makina e tij u gjet e djegur në Pukë dhe misteri filloi. 

INTERVISTA E PLOTË

Davide Pecorelli: Nuk kisha asgjë për të fshehur, megjithatë kam bërë veprat penale që kam bërë i kanë mësuar si prokuror Petracini. E vetmja gjë që ju kërkoj është të bëni detyrën tuaj duke patur parasysh që kam 4 fëmijë, 3 prej tyre të mitur.

Gazetari: Përse u dogj makina? E keni djegur ju?

Davide Pecorelli: Shiko, unë i kam treguar gjithçka Petracinit që më pas do t’ia tregojë shtypit në detaje. Kam konsumuar gjithashtu disa vepra penale në Shqipëri…

Gazetari: Cilat janë?

Davide Pecorelli: Do ju a thotë të gjitha Petracini, kam qenë 3 orë në pyetje…

Gazetari: Kishit para me vete?

Davide Pecorelli: Më vjen keq por do iki, mbrëmje të këndshme të gjithëve.

Gazateri: Çfarë do të beni tani? Do të ktheheni në shtëpi?

Davide Pecorelli: Do të shkoj te fëmijët e mi, e vetmja gjë e sigurt është që nuk do të bëj sërish sipërmarrësin në Itali, kjo është e vetmja gjë e sigurt.

Gazetari: Çfarë keni bërë këto 8 muaj?

Davide Pecorelli: Kam qenë në një komunitet me priftërinj.

Gazetari: Me kë keni ruajtur kontaktet në Itali kur ju dinin të vdekur?

Davide Pecorelli: Me asnjë!

Gazetari: Familjarët tuaj e dinin?

Davide Pecorelli: Absolutisht jo, me kanë riparë kur jam rikthyer nga ishulli Monte Cristo.

Gazetari: Për sigurimin çfarë thuhet?

Davide Pecorelli: Kam 30 vjet që jam sipërmarrës, kam sigurimin e jetes. Megjithatë do ja u thonë detajet, detaje që janë dhe tragjike në pjesën e parë. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix30 minuta më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix35 minuta më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix38 minuta më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix42 minuta më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix44 minuta më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix46 minuta më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix13 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix13 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix13 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix13 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook