Lidhu me ne

Kryesore

268 efektivë të vrarë në krye të detyrës/ Kreu i Sindikatës: Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, dobësi e menaxhimit!

Kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta, duke folur për ngjarjen e  sotme, ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha, tha se numri i policëve të rënë në krye të detyrës në vendin tonë po shtohet çdo ditë e më shumë.

I ftuar në Report tv, ai bëri me dije se që nga viti 1991, numri i efektivëve të vrarë në krye të detyrës ka arritur në 268, një shifër kjom shumë e lartë në raport me numrin e banorëve.

Saimir Hoxha është dëshmori i 268 i efektivëve të policisë së shtetit që nga 91 në momentin kur filloi tranzicioni. Puna e policit ka rreziqe por mënyra si drejtohet detyra e policisë ka rol sidomos sa i përket krimit të ogranizuar. Çdo ditë e më tepër po shtohet numri i të rënëve në krye të detyrës. Dhe shtete që kanë numër më të madh banorësh s’kanë të rënë kaq shumë në krye të detyrës. Duhet të shohim thelbin e problemit ku çalon policia. Të ngresh armën kundër policisë do të thotë të ngresh dorë kundër shtetit. Kjo tregon ashpërsinë që kanë këto grupe për tiu përgjigjur forcave të rendit. Trajtimi që duhet tu bëhet punonjësve të policisë në shumë aspekte. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre të fëmijëve të tyre…“, tha ai.

Fishta thotë se duhet bërë një analizë e organizmit të sotëm. Sipas tij vrasja e efektivit është dobësi e menaxhimit dhe se në policinë e shtetit ka nevojë për një tjetër frymë.

Analiza se si ka qenë organizimi i sotëm s’mund të bëhet tani. Do theksoja se sot punonjësit e policisë kanë nevojë për trajtim tjetër për organizim tjetër dhe për frymë tjetër. Fryma e delegimit nga lart poshtë, për t’iu dhënë tjetër frymë në drejtimin e policisë. Dobësitë këtu duhet ti marrim të lidhura në vazhdimësi që nga momenti i marrjes së detyrës deri te realizimi i detyrës. Nëse kanë qenë në kontroll rutinë apo në një plan masash konkrete. Nëse kanë qenë në përputhje me urdhrat në kapjen e personave në kërkim. Fakti që ato kanë bërë një ndalim dhe s’kanë paisjet e duhura për t’iu përgjigjur një personi me armë, fakti që kanë pasur informacion që personi ka armë janë elementë për t’u hetuar”, tha ai.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix6 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi20 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi20 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix20 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix20 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske20 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook